• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA NDAJ ARBEN ÇIPËS/ Reagon Unioni Turistik: Autori s’mori ndëshkimin e merituar, ILD të verifikojë vendimin e gjykatës së Sarandës
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNA NDAJ ARBEN ÇIPËS/ Reagon Unioni Turistik: Autori s’mori ndëshkimin e merituar, ILD të verifikojë vendimin e gjykatës së Sarandës

25 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Unioni Turistik Shqiptar i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me një deklaratë lidhur e me lirimin e  Diomet Musën, njërin prej autorëve të dyshuar për dhunimin e biznesmenit 52-vjeçar, Arben Çipa, alias Sotir Çipa, kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistik në këtë qytet.

“Komuniteti ynë është i tronditur dhe i alarmuar nga kjo ngjarje e shëmtuar, e cila, për fat të keq, vazhdon të përsëritet pasi këto raste nuk marrin ndëshkimin e merituar nga autoritetet, siç ndodhi edhe në rastin konkret me vendimin e Gjykatës së Faktit, Sarandë, e cila vendosi “arrest shtëpie” për njërin nga autorët e arrestuar të ngjarjes. Sipas raportimeve të mediave, personat në fjalë kanë pasur edhe precedentë të mëparshëm juridikë. Përmes kësaj deklarate, ne u bëjmë apel organeve më të larta ligj-zbatuese të reagojnë dhe të mos tolerojnë që raste të tilla të bëhen shkak për të frenuar investimet në sektorin e turizmit dhe për të dëmtuar imazhin e mirë të Shqipërisë turistike’ thuhet në deklaratën e Unionit.

Arben Çipa, u dhunua më 22 shkurt nga dy persona. Policia e Sarandës prangosi autorin Diomet Musën, ndërsa në kërkim është nipi i tij.

Shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar restorant në zonën e Heremecit. 52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar, pasi aty, do ndërtojnë një biznes.

Deklarte publike drejtuar:

Inspektoriatit te Larte te Drejtesise

Prokurorit te Pergjitheshem

Drejtorit te Pergjitheshem te Policise se Shtetit

Unioni Turistik Shqiptar, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, e dhunimit të Kryetarit të Degës së Unionit Turistik për Sarandën, z. Arben Çipa, e cila ka tronditur mbarë komunitetin e biznesit të turizmit, po ju drejtojmë këtë apel publik.

Ngjarja në fjalë, e publikuar në gjithë spektrin e mediave shqiptare dhe që vijon të shtojë jehonë në diskutimet publike, përbën një akt të paprecedentë të dhunimit të një biznesmeni të njohur të qytetit të Sarandës nga dy individë, të cilët e kanë sulmuar barbarisht me pretendime se po u shfrytëzon pronat, të cilat nuk figurojnë në pronësi të tyre. Por, ashtu siç ndodh rëndom në vendin tonë, në pronat e pëlqyera nga të fortët e katundit nuk lejohet të investojë askush tjetër përveç tyre.

Komuniteti ynë është i tronditur dhe i alarmuar nga kjo ngjarje e shëmtuar, e cila, për fat të keq, vazhdon të përsëritet pasi këto raste nuk marrin ndëshkimin e merituar nga autoritetet, siç ndodhi edhe në rastin konkret me vendimin e Gjykatës së Faktit, Sarandë, e cila vendosi “arrest shtëpie” për njërin nga autorët e arrestuar të ngjarjes. Sipas raportimeve të mediave, personat në fjalë kanë pasur edhe precedentë të mëparshëm juridikë.

Përmes kësaj deklarate, ne u bëjmë apel organeve më të larta ligj-zbatuese të reagojnë dhe të mos tolerojnë që raste të tilla të bëhen shkak për të frenuar investimet në sektorin e turizmit dhe për të dëmtuar imazhin e mirë të Shqipërisë turistike.

Me besimin se reagimi juaj nuk do të jetë thjesht burokratik, por aktiv, institucional dhe rigoroz!

Kryesia e Unionit Turistik Shqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR BRENDA LOKALIT NË TIRANË/ Pesë persona dhunojnë 21-vjeçarin, nën hetim 3 prej tyre
Previous article DHUNOI BASHKËJETUESEN/ Vihet në pranga 39-vjeçari! Çfarë iu gjet gjatë kontrollit në banesë

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT