• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E ARDHUR NGA KRIMI/ SPAK i sekuestron pasurinë të dënuarit për mashtrim me Call Center
Home
Aktualitet
Kronikë

E ARDHUR NGA KRIMI/ SPAK i sekuestron pasurinë të dënuarit për mashtrim me Call Center

25 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sekuestrohen 1.2 milionë euro pasuri në emër të një 42-vjeçari i dënuar për mashtrim kompjuterik në bursa me Call-Center. Kërkesa për sekuestro u dha nga SPAK dhe u firmos nga Gjykata e Posaçme. Pasuritë ishin në emër të Erjon Kasmit.

Bëhet fjalë për 4 pasuri të paluajtshme, e konkretisht 1 apartament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminale e Kasmit, si organizator i një kompanie call center-i.

Erjon Kasmi u dënua nga GJKKO me 11 vite burg si organizator i skemës mashtruese. Sipas hetimeve rezultoi se nga mashtrimi i qindra shtetasve në BE i është shkaktuar një dëm prej 7 milion eurosh. Hetimet nisën që në 2021, ku shtetas gjermanë, francezë, italianë, spanjollë dhe grekë ftoheshin nga agjentët, që të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të tyre, në platformat mashtruese. Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si në Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Nga hetimet u provua se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri. Bashkë me Erjon Kasmin u dënuan dhe 12 persona të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I HASH HAJDE TË SQAROHEMI, SE DO TË T'I VRAS TË GJITHË"/ Nuredin Dumani zbulon bisedën me Talo Çelën
Previous article GJYQI PËR SHPIFJE ME GAZMEND BARDHIN/ Reagon Rama: Avokatët e tij kërkuan që të mos merreshin parasysh deklaratat, eh Babale s’përdridhu

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT