• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI? Shpallet në kërkim administratori i “BanaKing”, Trifon Murataj! Policia zbulon ngjarjen e rëndë
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI? Shpallet në kërkim administratori i “BanaKing”, Trifon Murataj! Policia zbulon ngjarjen e rëndë

24 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka shpallur në kërkim Trifon Muratajn, administratorin e ‘Banaking’, pasi një punëtor i kompanisë së tij, që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar rëndë në sy duke humbur shikimin.

Ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt dhe policia pas hetimeve paraprake ka identifikuar dhe shpallur në kërkim Murataj, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se:

Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.

Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës.

Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025.

Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Trifon Murataj në kërkim edhe për kokainën në banane

Trifon Murataj ndodhet në kërkim edhe për kapjen në vitin 2022 të një sasie prej rreth 33 kilogramë kokaine në portin e Durrësit, e fshehur mes arkave me banane që vinin nga Ekuadori.

Pas zbulimit të kokainës, tre persona përfunduan në pranga, dy prej të cilëve punonjës të portit të Durrësit nga ku kaloi ngarkesa me kokainë.

Trifon Murataj, nga arratia mohoi të kishte lidhje me kokainën e gjetur mes bananeve. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara dhe drejton prej atje kompaninë e importit dhe tregtimit të bananeve të njohura në treg si “BanaKing”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Laç, humb jetën një person
Previous article INTERVISTA/ Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Presim që të hiqet ligji i luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, është shumë e rëndësishme!

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

I FSHEHUR PREJ 10 VITESH NË STAN/ Zbulohet si jetonte Violand Braçellari! Familja përfitoi fonde nga AZHBR për bagëtitë Aktualitet

I FSHEHUR PREJ 10 VITESH NË STAN/ Zbulohet si jetonte Violand Braçellari! Familja përfitoi fonde nga AZHBR për bagëtitë

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT