Më shumë se 12 orë pas ngjarjes me të shtëna arme që mund të ishte kthyer në tragjedi në Kamzë, policia ka mundur të identifikojë dhe shpall në kërkim 3 autorë të dyshuar të përfshirë në konflikt, Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti, 24 vjeç dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit Dejvi Mullai, 24 vjeç, Fabion Kurti, 24 vjeç dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç të tre banues në Kamëz.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim” thotë policia.
Dyshohet se konflikti, i cili deri në këtë fazë mbetet i paqartë për grupin hetimor, ndodhi mes disa personave. Burimet i thanë Report Tv se njëri prej tyre hyri në makinë dhe u largua me shpejtësi, por u ndoq nga pas nga djemtë e tjerë.
Në lëvizje, nga makina e dytë u qëllua një herë me armë drejtë makinës tjetër, si pasojë të së cilës fatmirësisht askush nuk u lëndua. Në vendin e ngjarjes policia gjeti vetëm një gëzhojë, e cila është dërguar në laborator për ekspertizë, për të kuptuar mbi llojin e armës së përdorur.


