• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Trump sulmon Evropën: Dështoi të sjellë paqen! SHBA po kryen negociata me sukses
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Trump sulmon Evropën: Dështoi të sjellë paqen! SHBA po kryen negociata me sukses

19 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Në postimin më të fundit në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar dhe Bashkimin Evropian që sipas tij, dështoi të sjellë paqen në rajon.

“Lufta në Ukrainë është “shumë më e rëndësishme për Evropën sesa për ne. Ne kemi një oqean të madh e të bukur si ndarje”, thotë ai.Lidhur me luftën në Ukrainë, Trump kishte bërë deklarata edhe një ditë më herët, kur la të kuptohej se ai fajësonte Ukrainën për nisjen e konfliktit.

“Nuk duhet ta kishit nisur kurrë. Mund të kishit bërë një marrëveshje”, tha Trump.

Ai nuk e sqaroi se çfarë nënkuptonte me këtë, por shpesh ka lënë të kuptohet se lufta filloi për shkak të dëshirës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO.

Ekspertët thonë se pushtimi i plotë nga Rusia u nxit nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe jo nga aspirata e Ukrainës për NATO-n, e cila kishte pak mbështetje nga Perëndimi në atë kohë.

Trump më 19 shkurt po ashtu foli për bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Ndërkohë, ne suksesshëm po negociojmë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, diçka që të gjithë e pranojnë që vetëm Trump dhe administrata Trump mund ta bëjnë”, tha Trump.

Udhëheqësi amerikan tha se paraardhësi i tij, demokrati Joe Biden, nuk kishte tentuar asnjëherë t’i jepte fund luftës, ndërkaq tha se Evropa ka dështuar që të sjellë paqe.

“E dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, shteti i tij është shkatërruar dhe miliona kanë vdekur pa nevojë”, tha Trump.

Trump po ashtu tha se shteti i tij ka shpenzuar 350 dollarë për Ukrainën për një luftë “që nuk mund të fitohet, që nuk do të duhej të kishte nisur, por një luftë që ai, pa SHBA-në dhe Trumpin, kurrë nuk mund ta zgjidhë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 780 BIMË KANABIS/ Detaje nga operacioni antidrogë në Vlorë, policia: U zbuluan 2 “shtëpi bari”. Një në pranga
Previous article VRASJA E MARIGONA OSMANIT/ Apeli vendos burg përjetë për Dardan Krivaçën

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT