• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PLANI I RRITJES/ BE njofton lëvrimin e rreth 60 milionë eurove brenda marsit
Home
Ekonomi

PLANI I RRITJES/ BE njofton lëvrimin e rreth 60 milionë eurove brenda marsit

19 February, 2025 s.autor Ekonomi

Shqipëria do të marrë deri në fund të muajit mars pjesën e financimit që lëvrohet automatikisht nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian.

Delegacioni i BE-së në Tiranë iu përgjigj interesimit të RTSH-së për afatet e lëvrimit të këtyre fondeve, duke kujtuar se “Plani i Rritjes përfaqëson një ofertë gjithëpërfshirëse të BE-së për Ballkanin Perëndimor për të nxitur progresin dhe për të reduktuar hendekun e zhvillimit midis Shqipërisë dhe BE-së”.

“Qëllimi i tij është të plotësojë dhe përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE. Plani mbështetet nga një instrument i ri financimi i bazuar në performancë, Faciliteti për Reforma dhe Rritje,” thuhet në përgjigjet e delegacionit europian.Në përgjigjen zyrtare, fondet e quajtura “Brenda Planit Parafinancim” dhe përkatësisht 7 për qind ose 61 milionë e 922 milionë euro që i takojnë Shqipërisë, pritet të realizohen brenda muajit mars.

“Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe pas miratimit të Agjendës së Reformës, Shqipëria do të marrë 7 për qind parafinancim. Shqipëria është në proces të përfundimit të miratimit të brendshëm të Marrëveshjes së Facilitetit dhe Marrëveshjes së Huasë, duke përfshirë ratifikimin e saj nga Kuvendi i Shqipërisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë e Shqipërisë për të finalizuar parafinancimin që pritet deri në fund të marsit 2025,” sqaron delegacioni europian në Shqipëri.

Paketa e përgjithshme për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi – kap shumën prej 6 miliardë eurosh dhe mbulon periudhën 2024–2027.

Brenda saj, një tjetër kushtëzim lidhet me veprimin e vetë vendeve për të përmbushur përfitimin e 2 miliardë eurove grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme.

Siç u tha në paraqitjen e parë të këtij plani, vendeve të rajonit u është thënë qartë se shuma do t’u shpërndahet vendeve të tjera nëse nuk shihen rezultate në kryerjen e reformave pas një ose dy vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUNDËRSHTOI SEKUESTRIMIN E SENDEVE PERSONALE/ Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimin e Ajola Xoxës
Previous article TË SHTËNAT ME ARMË NË KUKËS/ I plagosuri kushëriri i kryetarit të Bashkisë. Autori ishte drejtor…

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT