• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI I RENEA-S NË SHKODËR/ Gazetari jep detaje: Ka pasur dyshime për hakmarrje dhe prezencën e mundshme të Ibrahim Licit
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIONI I RENEA-S NË SHKODËR/ Gazetari jep detaje: Ka pasur dyshime për hakmarrje dhe prezencën e mundshme të Ibrahim Licit

18 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Trashëgim Sokolaj tha se krahas Samuel Troshanit dhe Izmir Sakicës, emri i tretë për të cilin është dhënë masë sigurie është Xhuljo Vuksani, personi që dyshohet se ka drejtuar automjetin që përdorën autorët e masakrës së Dobraçit në Shkodër, ku humbën jetën katër persona.

Në një intervistë për “ABC News”, gazetari tha se prezenca e herëpashershme e RENEA-s në Shkodër nuk bëhet vetëm për shkak të hetimeve që po kryhen për këtë ngjarje, por edhe për shkak të informacioneve se mund të kryhet një hakmarrje apo për prezencën e mundshme të Ibrahim Licit.

“Përveç këtyre që kanë qenë në kërkim policor për masakrën e Dobraçit, Sakica dhe Troshani, kemi edhe Xhuljo Vuksanin që dyshohet se ka drejtuar automjetin, që është përdorur nga autorët për realizimin e masakrës. Këto janë tre emrat të cilët ka konfirmim, por ndërkohë për emrin e 4 nuk ka ekzekutim të masës. Megjithëse dyshimet kryesore të prokurorisë janë edhe për atë personazh që është dukur në pamjet që janë shfaqur pas ngjarjes. Unë besoj se krahas veprimeve hetimore dhe sekuestrimit të provave, grupi hetimor ka bërë strategji me prezencën e herëpashershme të RENEA-s në Shkodër. Informacionet policore tregojnë se mund të ketë edhe hakmarrje. Prania e herëpashershme e RENEA-s në Shkodër është edhe me efekt parandalues, bëhet për kontrolle për armë, për persona që janë në në rrethin e konflikteve të kërtij personazhi. Ka pasur informacione edhe më herët, dhe me 12 Dhjetor. Këto janë dy operacione të bëra publike se RENEA tërheq gjithmonë vëmendjen kur lëviz. Kontrollet për Ibrahim Licin janë bërë në Tiranë, Fier, Vlorë nëpër klinika dhe spitale private, ku mendohet se mund të ketë shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore. Ka të bëjë edhe me verifikimin e dyshimeve për një vendndodhje të mundshme të këtij personazhi”, u shpreh Sokolaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZELENSKY DUHET FISHKULLUAR ME THUPËR"/ Ministri rus pas takimit në Arabinë Saudite: Trump na kupton! Nëse Biden nuk do të kishte gabuar…
Previous article DO KORRUPTONIN GJYQTATIN ME 5 MIJË EURO/ Apeli lë në fuqi dënimin më 3 vite burg për avokatin Arben Lena

s.autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT