• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI I RENEA-S ME URDHËR TË SPAK/ Zbardhen detaje të reja
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI I RENEA-S ME URDHËR TË SPAK/ Zbardhen detaje të reja

18 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen detaje nga operacioni i forcave RENEA me urdhër të SPAK në Shkodër.

Operacioni është zhvilluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rranxë të Bushatit më 23 Gusht 2024, ku u godit me armë automjeti i blinduar “Audi A8”, me të cilin dyshohet se udhëtonin Samuel Troshani dhe Izmir Sakica.

Këta dy të fundit janë me masë sigurie të kërkuar nga SPAK dhe me miratim të GJKKO-së, për këtë ngjarje, masë e cila është komunikuar këtë të martë në burgun e Reçit ku mbahen që pas vetëdorëzimit për përplasjen dhe kanosjen me armë të një anëtari të familjes Bruçi.Ndërkohë lidhur me masakrën e Dobraçit, javën e kaluar Gjykata e Posaçme ka lënë në burg të arrestuarin e vetëm deri tani Gjulio Vuksanin i akuzuar për vjedhje në kuadër të grupit kriminal, pasi ai dyshohet të ketë siguruar “Reange Roverin” që u përdor nga autorët në ekzekutimin e Arlind Bushatit dhe Hamza Licit, ku veç tyre humbën jetën çifti i pafajshëm i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.

Kujtojmë se për përplasjen me armë në Bushat, për të cilën janë firmosur masa sigurie, më herët u shpallën në kërkim vëllezërit Andrea e Aleksandër Prendi dhe shtetasi Pjetër Dragoti.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, policia ushtroi kontrolle në banesa e biznese me qëllim kapjen e personave të tjerë ndaj të cilëve ka masë sigurie por nuk bëhen të ditura identitetet, si dhe sigurimin e provave materiale. Ngjarja e Dobraçit dhe e Bushatit u hetuan fillimisht nga Prokurori e Shkodrës e cila pas disa javësh shpalli moskompetencën dhe çështja i kaloi SPAK, ku po hetohen si pjesë e një procedimi të vetëm, informon gazetarja e Report tv, Keti Banushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTË NË BURREL/ Metalurgët kundër kompanisë turke: Na përgjysmuan pagat, po shkelet kontrata
Previous article "MË LODHE TRURIN.../ “Plas” debati sërish mes Eglit dhe Gjestit

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT