Tronditet sërish Shkodra paraditen e kësaj të marte.
Teksa RENEA ka rrethuar qytetin verior dhe po kryente disa kontrolle me urdhër të SPAK, burime raportojnë për një ngjarje të rëndë.
Mësohet se një person ka qëlluar të dashurën dhe më pas veten. Dy trupat janë gjetur brenda një automjeti në lagjen “Mark Lula”. Policia konfirmon se Kolë Manaj ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shtetasja Anila Prendushi është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë.


