• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI I FORTË i Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio: Hamasi duhet zhdukur
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRIMI I FORTË i Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio: Hamasi duhet zhdukur

17 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio po qëndron sot në Arabinë Saudite si pjesë e një vizite në rajon, të përqendruar në armëpushimin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, faza e parë e të cilit skadon pas dy javësh. Paraprakisht, Sekretari Rubio qëndroi në Izrael ku tha se “Hamasi duhet zhdukur” ndërkohë që i bëri jehonë vizionit të Presidentin Donald Trump “për një Gazë të çliruar nga ndikimi i grupit militant palestinez”.

Sekretari amerikan i Shtetit e filloi vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme ndërkohë që Hamasi liroi tre pengjet e rrëmbyera izraelite si pjesë e armëpushimit të brishtë me Izraelin.

Në mesin e pengjeve të liruara ishte shtetasi amerikano-izraelit Sagui Dekel-Chen, i cili u bashkua me bashkëshorten e tij, që i shpëtoi sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 duke u fshehur në dhomën e sigurisë bashkë me dy vajzat e çiftit.

“Hamasi nuk mund të vazhdojë të ekzistojë forcë ushtarake apo qeverisëse. Dhe thënë sinqerisht, përderisa ekziston si forcë që mund të qeverisë, apo si forcë administruese apo edhe si forcë që mund të kërcënohen me përdorimin e dhunës, paqja bëhet e pamundur. Ata duhet eliminuar. Duhet zhdukur”, deklaroi Sekretari Rubio gjatë qëndrimit në Jerusalem.

Ai dhe Kryeministri Netanyahu folën me një zë kundër ndikimit rajonal të Iranit.

“Izraeli dhe Amerika qëndrojnë krah për krah njëra-tjetrës për të kundërshtuar kërcënimin e Iranit. Ne jemi të pajtimit që ajatollahët nuk mund të kenë armë bërthamore. Ne po ashtu jemi dakord që agresioni i Iranit në rajon të zhbëhet”, deklaroi Netanyahu.

Në Arabinë Saudite, Sekretari Rubio do të takohet me princin e kurorës Mohammed bin Salman krahas kundërshtimeve të shteteve arabe ndaj propozimit të Presidentit Trump për të larguar palestinezët nga Gaza dhe për t’i vendosur ata në vendet fqinje ndërkohë që sugjeroi që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin mbi këtë territor për ta zhvilluar.

Një plan i tillë do të zbehte shpresat e Presidentit Trump për të bindur Arabinë Saudite për t’i normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, një hap që zyrtarët sauditë thonë se nuk do të ndodhë nëse nuk ka një rrugë për krijimin e një shteti palestinez.

Vizita e Sekretarit Rubio në Lindjen e Mesme vjen ndërkohë që palët po përgatiten për të negociuar mbi fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit, në bazë të së cilës Hamasi duhet të lirojë dhjetëra pengjet që ende mbahen nga grupi militant në shkëmbim me të burgosurit palestinezë, hartimin e planit për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite.

Sekretari Rubio nuk planifikon të takoj zyrtarët palestinezë gjatë kësaj vizite.

Ndërkohë, Egjipti ka njoftuar se po organizon një takim të shteteve arabe më 27 shkurt dhe se është angazhuar që bashkë me shtetet e tjera të hartojnë një kundër-propozim që do të mundësojë rindërtimin e Gazës pa zhvendosjen e popullatës së saj. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se dëbimi i palestinezëve do të shkelte ligjin ndërkombëtar.

Shtetet arabe kanë kërkuar vazhdimisht krijimin e shtetit të pavarur palestinez, që do të bashkëjetonte krahas Izraelit, plan ky që gëzonte edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Por Netanyahu është kundër zgjidhjes për krijimin e dy shteteve dhe kontrolli amerikan mbi Gazën me siguri do t’i jap fund mundësisë për krijimin e një shteti palestinez që përfshinë Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor.

Egjipti ka paralajmëruar se një fluks i palestinezëve nga Gaza do të minonte marrëveshjen gjysmë-shekullore të paqes mes tij dhe Izraelit, që është edhe shtylla e ndikimit amerikan në rajon.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSION ANTI-DROGË NË TIRANË/ Arrestohen disa persona, sekuestrohet lëndë narkotike
Previous article SERBIA ANON NGA RUSIA/ Marrëveshje me Moskën për të vazhduar bashkëpunimin e naftës edhe pas sanksioneve të SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT