Kremlini njoftoi se ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe këshilltari për politikë të jashtme i Presidentit Putin do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite të hënën.
Në takimin e së hënës, do të synohet përgatitja e negociatave të mundshme për një marrëveshje mbi Ukrainën dhe organizimi i një takimi mes dy presidentëve.
Në rajon ndodhet edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Ai do të jetë të mërkurën në Arabinë Saudite, në kuadër të një vizitë shtetërore që ai tha se ishte planifikuar më herët dhe nuk kishte lidhje me bisedimet SHBA-Rusi.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov duke folur në Moskë, në prag të bisedimeve të së martës, kritikoi Europën, e cila sipas tij, nuk do dhënien fund të konfliktit.


