• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NËN AKUZË PËR KORRUPSION E PASTRIM PARASH/ Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën arrest me burg
Home
Breaking News

NËN AKUZË PËR KORRUPSION E PASTRIM PARASH/ Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën arrest me burg

16 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar Apelit të Posaçëm, duke kundërshtuar vendimin në mungesë të 9 shkurtit të dhënë nga gjyqtari Erion Bani, vendim që i hapi rrugë arrestimit të tij një ditë më pas të hënën e 10 shkurtit.

Burimet konfirmojnë se kërkesa është dorëzuar me postë në Sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në datën 14 shkurt, vetëm nga mbrojtja e Veliajt dhe jo nga bashkëshortja Ajola Xoxa, ndërsa pritet që të hënën e 17 shkurtit të mbërrijë në Apel. Mbrojtja e Veliajt thotë se është duke pritur zbardhjen e vendimit të 12 shkurtit, të seancës ku kryebashkiaku u mor në pyetje si dhe iu rikonfirmua arresti në burg, për t’iu drejtuar Apelit të Posaçëm me një tjetër ankim.

Erion Veliaj mbahet në qeli me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO për korrupsion pasiv në të paktën 9 episode dhe për pastrim parash, kryer në bashkëpunim. Në seancën e vlerësimit të masave, GJKKO rikonfirmoi 6 nga 8 masat e sigurisë, përkatësisht “arrestin në burg” për Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule, si dhe 4 masa të tjera detyrim paraqitje për biznesmenët e ndërtimit Shkëlqim Fusha, Gentjan Sula, Fatmir Bektashi e Meriman Palushi.

Për bashkëshorten e kryebashkiakut, gjyqtari Erion Bani zbuti masën nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje, përkundër qëndrimit të prokurorëve Ols Dado e Altin Dumani, që kërkuan vijimin e masës së arrestit shtëpiak. Ndërkohë deri më tani nuk është konfirmuar ende ekzekutimi i masës detyrim paraqitje për biznesmenin Sokol Kryeziu, i cili rezulton të jetë jashtë vendit.

Veliaj sipas SPAK, dha një mori lejesh ndërtimi biznesmenëve, teksa këta të fundit paguanin fatura të majme kryesisht përmes OJF-ve të Ajola Xoxës, në formë sponsorizimesh të aktiviteteve artistike apo konsulencës ligjore. Veliaj aktualisht ndodhet në paraburgimin e Durrësit ku u dërgua menjëherë pas vendimit të dhënë në 12 shkurt nga gjyqtari Erion Bani, që rikorfimoi masën e mëparshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORCAT SPECIALE AKSION NË VLORË/ Operacion për kapjen e personave me precedent kriminal
Previous article KONFERENCA E MYNIHUT/ Vengu: Korridori VIII, prioritet i qartë gjeopolitik! Përpjekjet financiare të Shqipërisë...

s.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT