• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET FOTO/ Babai i Ajola Xoxës në vilën e tij në Qerret, por sipas dëshmitarit të SPAK nuk kishte shkelur kurrë aty
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKOHET FOTO/ Babai i Ajola Xoxës në vilën e tij në Qerret, por sipas dëshmitarit të SPAK nuk kishte shkelur kurrë aty

15 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nuk është shumë e vështirë për hetuesit e stërvitur të SPAK-ut të zbulojnë me saktësi se e kujt është realisht vila në Qerret, për të cilën akuzohet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Shqipëria është një vend i vogël ku njihemi të gjithë. Me mjetet e specializuara dhe të sofistikuara të SPAK-ut, përtej lodrave të djalit 6-vjeçar të kryebashkiakut, të pranishme në vilë si provë kyçe në dosjen e Veliajt, mund të siguroheshin shumë prova të tjera, si për shembull fotografitë familjare.

Si kjo foto që ka siguruar ekskluzivisht Shqiptarja.com. Në foto shihet Arben Xoxa, me pantallona të shkurtra (djali i Jakov Xoxës), bashkë me familjarë gjatë një dreke në vilën e Qerretit, ndërsa përballë tij është ish-balerina e parë e Teatrit të Operës dhe Baletit, Ganimet Vendresha, njëkohësisht nëna e bashkëshortes së Xoxës, Valbona. Arben Xoxe u nda nga jeta në shkurt të vitit 2019, pra kjo foto është të paktën nga vera e vitit 2018, pikërisht koha kur, sipas Gentjan Sulajt, pronarit të vilës, Arben Xoxa ia kishte blerë duke e shkëmbyer me një apartament që babai i Ajola Xoxës kishte në të njëjtin fshat turistik “Marea” në Qerret.

Kjo foto përgënjeshtron, ndër të tjera, edhe dëshminë e “shoferit” të Arben Xoxës, i marrë në pyetje nga BKH, sipas të cilit babai i Ajola Xoxës nuk kishte qenë kurrë në vilën e Qerretit. Në fakt, ai shofer kishte punuar me Arben Xoxën vetëm për 4 muaj.
A ishte Arben Xoxa i zoti në shtëpinë e tij, apo kalonte ditët në “shtëpinë e dhëndrit”, i cili nuk është as i pranishëm gjatë drekës?/Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFERENCA E MYNIHUT/ Zelensky: Kievi nuk do të pranojë kurrë një marrëveshje pas shpine! Është koha për një ushtri evropiane
Previous article ZBARDHEN BISEDAT NË SKY PËR TË ELEMINUAR DURIM BAMIN/ Bajri- Ndokës: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT