• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTELIGJENCA ARTIFICIALE/ Konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi
Home
Teknologji

INTELIGJENCA ARTIFICIALE/ Konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

13 February, 2025 s.autor Teknologji

Inteligjenca artificiale është në ballë të shumë prej novacioneve të reja në botë. Një nga ndryshimet më madhore në shoqëri që nga revolucioni industrial.

Pothuajse çdo veprim në pajisjet me AI është i lidhur me qendrat e të dhënave. Me ndërtesa të mëdha dhe super kompjutera, kjo qendër në Londër konsumon sasi masive energjie. Shtrohet pyetja nëse zgjerimi i teknologjisë së rinovueshme mund t’i përballojë kërkesat energjetike të inteligjencës artificiale?

Po ashtu kërkohet një sasi e madhe uji për ftohjen e qendrave të të dhënave.

“Pothuajse çdo veprim në telefona apo kompjutera është i lidhur me qendrat e të dhënave. Kemi patur probleme në përmbushjen e këtyre kërkesave. E ardhmja duket më e vështirë me shtimin e kërkesave si rezultat i përhapjes së inteligjencës artificiale”, thotë Spencer Lamb i cili drejton operacionet në qendrën “KAO Data”.

Një raport i Akademisë Mbretërore të Inxhinierisë sugjeron që qeveria britanike t’u kërkojë kompanive teknologjike raporte zyrtare mbi përdorimin e energjisë dhe ujit.

Raporti thotë se përhapja e inteligjencës artificiale po shkakton rreziqe të mëdha mjedisore që mund të çojnë në konkurrencë për ujin dhe energjinë në të ardhmen.

Pavarësisht vlerave që ofron AI, biologët shprehin shqetësimin për dëmet që mund të shkaktojë infrastruktura e inteligjencës artificiale. Kjo teknologji po i ndihmon biologët që të analizojnë fotot e planktonit.

Saskia Khl është biologe në Laboratorin Detar të Plymouth-it.

“Nuk mund të mbrojmë atë që nuk e kuptojmë. Për të kuptuar më mirë planktonin, (inteligjenca artificiale) do të na ndihmojë në matjet dhe mbledhjen e të dhënave me një cilësi shumë të lartë”.

Puna njëditore e një individi për vëzhgimin dhe matjet mund të realizohet nga inteligjenca artificiale brenda disa sekondash. Hulumtuesit thonë se përfitimet nga përdorimi i inteligjencës artificiale e justifikojnë përdorimin e më shumë se gjysmës së energjisë elektrike të laboratorit.

Gopal Ramchurn, profesor i inteligjencës artificiale në Universitetin e Southampton-it, thotë se vëzhgimi i detajuar i konsumit të energjisë dhe ujit është i nevojshëm për të menaxhuar rreziqet mjedisore.

“Në rastin më të keq, nëse nuk menaxhohet përdorimi i burimeve natyrore nga këto qendra, do të duhet të zgjedhim se kush do të ketë përparësi në furnizimin me energji elektrike në Britani, qendrat e të dhënave apo banorët”.

Në takimin e nivelit të lartë për inteligjencën artificiale në Paris, ekspertët u thanë udhëheqësve botërorë se energjia e rinovueshme do ta ketë të vështirë të përmbushë nevojat që kërkon infrastruktura e kësaj teknologjie.

“E dimë që AI mund të ndihmojë në zbutjen e ndryshimeve klimatike, por gjithashtu e dimë se trajektorja e saj është e paqëndrueshme”, tha për të pranishmit Anne Bouverot, e dërguara speciale për Francën dhe hulumtuese në fushën e inteligjencës artificiale.

Udhëheqësit botërorë dhe kompanitë e teknologjisë po diskutojnë në takimin e nivelit të lartë në Paris mbi përparimet e inteligjencës artificiale në sektorë si shëndetësia, arsimi, mjedisi dhe fusha të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GËZUAR EDHE..."/ Blero feston Shën Valentinin, ka një mesazh edhe për ish-partneret
Previous article GJERMANI/ Partia e ekstremit të djathtë pret rritje të mbështetjes në zgjedhjet e 23 shkurtit

s.autor

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian Teknologji

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT