• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRSËRITET NGJARJA NË GJERMANI/ Makina merr përpara një grup demonstruesish në Mynih, 28 të plagosur
Home
Nderkombetare

PËRSËRITET NGJARJA NË GJERMANI/ Makina merr përpara një grup demonstruesish në Mynih, 28 të plagosur

13 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një individ përplasi automjetin e tij me turmën që demonstronte në qendër të Mynihut të enjten, duke plagosur 28 persona, përfshirë fëmijë, thanë autoritetet.

Zyrtarët thanë se besojnë se kanë të bëjnë me një sulm, ndërsa është arrestuar autori i dyshuar, azilkërkues nga Afganistani.

Punonjës të sindikatës “ver.di” po protestonin në një rrugë pranë qendrës së Mynihut rreth orës 10:30 të mëngjesit kur një automjet parakaloi një mjet të policisë që shoqëronte turmën. Shoferi shtoi shpejtësinë e makinës e cila goditi fundin e turmës së protestuesve.

Zëvendës shefi i policisë, Christian Huber, tha se organet e rendit qëlluan me armë zjarri ndaj makinës para se të arrestonin të dyshuarin. Ai tha se besohet të jenë plagosur 28 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Një makinë e dëmtuar mund të shihej në vendngjarje si dhe këpucë.

I dyshuari është azilkërkues 24-vjeçar nga Afganistani, tha zoti Huber.

“Dyshohet për sulm, duket i tillë”, tha për gazetarët në vendin e ngjarjes guvernatori i Bavarisë, Markus Soder.

Incidenti pas një sërë sulmesh gjatë muajve të fundit ku janë përfshirë emigrantët. Sulme të tilla e kanë nxjerrë këtë çështje në ballë të fushatës elektorale para zgjedhjeve të 23 shkurtit në Gjermani.

Një sulm me thikë në Aschaffenburg të Bavarisë la të vrarë një fëmijë dy vjeçar dhe një person tjetër.

Masat e sigurisë do të shtohen gjatë ditëve të vazhdim në kryeqytetin bavarez për shkak të Konferencës së Sigurisë së Mynihut. Takimi i përvitshëm, i cili fillon punimet të premten, mbledh udhëheqës ndërkombëtarë të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrman, tha se autoritetet nuk besojnë se përplasja e makinës ka lidhje me konferencën, por ende duhet të përcaktojnë motivin pas incidentit./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TRUMP PO NA POSHTËRON"/ Zelenskyy: E dimë që SHBA nuk na do në NATO
Previous article "GUR THEMELI I REFORMËS NË DREJTËSI"/ Komisioni Evropian vlerësoi rezultatet e SPAK, reagon Prokuroria e Posaçme

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT