• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JE PATOLOGJIK”/ Debatet gjatë seancës mes Veliajt dhe dy prokurorëve
Home
Aktualitet
Kronikë

“JE PATOLOGJIK”/ Debatet gjatë seancës mes Veliajt dhe dy prokurorëve

13 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Veliaj u shpreh se, duke e burgosur në mes të fushatës elektorale, prokurorët kanë bërë më shumë një akt politik sesa juridik.

“Pas 11 orë e ca seance, unë ende nuk e di pse jam arrestuar me burg, ende nuk e di pse jam këtu. Nuk ma kanë shpjeguar.”

Ai tha se një nga argumentet e SPAK për ta lidhur atë me një pasuri ishte se lodrat e djalit të tij ndodheshin në shtëpinë e gjyshes së fëmijës, duke e cilësuar këtë një absurditet:

“Më keni përmendur pse janë lodrat e djalit tim te shtëpia e gjyshes së vet… për të thënë që meqë janë lodrat e djalit aty, qenka shtëpia ime. Unë besoj që çdo gjyshe mban lodra të nipërve e mbesave në shtëpi.”

Veliaj tha se shifrat që SPAK ka publikuar në media janë të pavërteta dhe se ata kanë gërmuar në gjithë jetën e gruas së tij dhe të vetën, duke prodhuar tabela dhe shifra që nuk i përgjigjen realitetit:

“Familja e Ajolës është një familje e vjetër me emër në shoqëri, që ka pasur bizneset e saj që nga viti 1995 dhe nuk mund të abuzohet me të ardhurat e një familjeje dhe shpenzimet e saj, duke ia faturuar vajzës dhe dhëndrit.”

Më pas, ai iu drejtua prokurorëve me pyetjen:

“Ku qëndron rrezikshmëria ime që më mbani në burg? Ju po më bëni veting që nga viti 2004… Më tregoni ligjin që më nënshtrohet ndaj vetingut, më thoni që po më bëni veting, dhe të përgjigjem si për vetin”

Duke folur për bashkëpunimin me SPAK, Veliaj tha se ai ka bashkëpunuar me SPAK dhe BKH deri në momentin e fundit: “Kam bashkëpunuar edhe kur erdhën të marrin shkresa në Bashki natën e Vitit të Ri. Por kur më prekni familjen, aty sigurisht që acarohem.”

Ai iu referua disa mesazheve të shkëmbyera me një prej agjentëve të BKH, i cili i kishte kërkuar me SMS që gruaja e tij të paraqitej në SPAK.

Në këtë moment, prokurori Olsi Dado, duke ngritur zërin, i bërtiti Veliajt:

“Je patologjik!”

Këtë shprehje e përsëriti disa herë edhe prokurori Dumani me zë më të ulët.

Pas kësaj Veliaj tha se “ju e keni ndarë mendjen çfarë do bëni dhe e gjithë kjo seancë është formale. Fakti që gjyqtari po ju pytet në sytë tanë se ç’masë duhet të marrë, tregon qartë standartin e këtij gjykimi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GUR THEMELI I REFORMËS NË DREJTËSI"/ Komisioni Evropian vlerësoi rezultatet e SPAK, reagon Prokuroria e Posaçme
Previous article SILVANA DAUTI/ Je suis Erion Veliaj

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri Aktualitet

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT