• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ “Nëse më ndodh diçka…!” Vetëvrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër, psikologia Rudina Koromani: Ja si ndikon bullizimi në shëndetin mendor
Home
Intervista

INTERVISTA/ “Nëse më ndodh diçka…!” Vetëvrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër, psikologia Rudina Koromani: Ja si ndikon bullizimi në shëndetin mendor

12 February, 2025 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Intervista, Kronikë

Gjirokastra është tronditur  para dy ditësh, nga vetëvrasja e 17-vjeçares Irsa Muçollari, e cila dyshohet se i dha fund jetës për shkak të bullizmit të vazhdueshëm që përjetonte në shkollë.

Ajo la pas një letër prekëse, ku shprehte dhimbjen dhe vetminë e saj përballë shoqërisë që e përçmonte për shkak të paraqitjes së saj.

Por pse është është pjesë e përditshmërisë sonë bullizimi, çfarë i shtyn të rinjtë drejt vetëvrasjes? Në një intervistë për Alpenews.al psikologia Rudina Koromani tregon arsyet dhe shkaqet pse ndodh.

-Duke marr shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjecare u vetëvra si pasojë e bullizimit, cili është mendimi juaj lidhur me këtë ngjarje dhe mendosni se ne si shoqëri jemi shoqëri bullizuese dhe paragjykuese?

Do të ishte një përgjigje paragjykuese nëse arsyetojmë në këtë mënyrë; duke lidhur vetvrasjen vetëm me bullizimin. Vetrasja është një fenomen sjellor individual që vjen si pasojë e një gjëndje pashpresshmërie që dikush vuan( për arsye të ndryshme), VUAJTJE nga e cila mendon se nuk del dot…e ku ekzekutimi i vetes shihet si rrugëzgjidhja kryesore.

Vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve tek të rinjtë

-Çfarë e shtyn një të ri të tentojë vetëvrasjen?

Vitet e adoleshencës janë një periudhë stresuese. Ato janë të mbushura me ndryshime të mëdha që përfshijnë ndryshime të trupit, ndryshime në mendime dhe ndryshime në ndjenja. Ndjenjat e forta të stresit, konfuzionit, frikës dhe dyshimit mund të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve dhe vendimmarrjen e një adoleshenti. Ata gjithashtu mund të ndiejnë presion për të pasur sukses e disa thkesht DUAN TË JENË PJESË E GRUPIT.
Për disa adoleshente dhe adoleshente, ndryshimet normale të zhvillimit mund të jenë shumë shqetësuese kur kombinohen me ngjarje të tjera, të tilla si: divorci i prindërve, pamundësia për të pasur shok ose shoqe, bullizimi dhe bullizmi kibernetik, probleme ne shkollë, një humbje e një famljari…Këto probleme përjetohen si shumë të vështira apo të pamundura për t’u kapërcyer nga një adoleshent…ku vetvrasja shihet si shpëtim nga Vuajtja që përjeton.

Në rastin aktual të vajzës nga Gjirokastra dhe duke u bazuar në letrën që është gjetur( nëse është shkruar prej saj- ngelet për tu parë pas hetimeve) duket se vajza ka përjetuar për një kohë të gjatë vuajtjen e mospranimit në një grup shoqëror, një VUAJTJE QË E KA BËRË TË NDIHET e paparanuar sa ka menduar se kjo jetë kaq e VETMUAR nuk ja vlen të jetohet…duke marrë dhe vendimin për t’i dhënë fund jetes së saj.

-Si ndikon bullizmi tek shëndeti mendor i të rinjve dhe pse disa prej tyre shkojnë deri në vetëvrasje si pasojë e tij?

Vajza ka vuajtur mospranimin nga grupi shoqëror ( jo bullizimin mbi veshjen nga shokët e shoqet e saj) … është ndjerë e pakuptuar, e parespektuar… madje as nga psikologia e shkollës nuk është ndjerë e kuptuar …. kjo gjëndje e rënduar psikologjike, pa rrugëzgjidhje e parë prej saj, e ka cuar vajzën në depresion, një gjendje psikologjike e rënduar e humorit ku nuk merren asnjëherë vendime të mira dhe të shëndetshme.
Gjëndje të tilla shihen, “thërrasin për ndihmë “ e nevoiten të kuptohen për t’ju dhënë ndihma e nevojshme dhe për të parandaluar vendime të tilla të marra në kushté të rënduara psikologjike.

-Cilat janë format më të përhapura të bullizmit që përjetojnë të rinjtë sot, sidomos në shkolla dhe në rrjetet sociale?

Të qënurit Viktimë e ciberbullizmit( e nxjerrjes publike të informacioneve personale) është bërë fenomeni kryesor si pasojë e përdorimit të mediave sociale.
Për një adoleshent, dhe një ndarje e papritur apo zhgënjim në dashurinë e parë mund të cojë në gjëndje të rënduar psikologjike, ( JETA NUK KA MË KUPTIM), ku në rast se nuk ndërhyet mund të përfundojnë në vetvrasje.

-Çfarë mund të bëjnë prindërit dhe mësuesit për të identifikuar dhe ndihmuar një fëmijë që po përballet me probleme të cilat mund ta shtyjnë të bëj vetvrasje?

Ka disa shenja që ndihmojnë të kuptohet një i ri në një gjëndje të rënduar psikologjike:

⁃ Ndryshimet në zakonet e të ngrënit dhe të gjumit
⁃ Humbja e interesit për aktivitetet normale
⁃ Largimi nga miqtë dhe veçini nga anëtarët e familjes
⁃ Largime të shpeshta fshehurazi
⁃ Përdorimi i alkoolit ose drogërave
⁃ Neglizhim për tu kujdesur për veten
⁃ ankesa fizike shpesh lidhen me shqetësimin emocional, si dhimbje barku, dhimbje koke dhe lodhje ekstreme (lodhje)
⁃ Humbja e interesit për shkollën ose detyrat e shkollës
⁃ Ndjenja e mërzitjes
⁃ Probleme me fokusimin
⁃ Ndjenja se duan të vdesin Mungesa e përgjigjes ndaj lavdërimeve

Thotë “Unë dua të vras veten” ose “Unë do të bëj vetëvrasje”. Jep sugjerime verbale, të tilla si “Nuk do të jem problem për shumë kohë” ose “Nëse më ndodh diçka, dua që ju ta dini …” Jep gjërat e preferuara ose hedh gjërat e rëndësishme. Fëmija bëhet papritmas i gëzuar pasi është në depresion mund të shprehë mendime të çuditshme shkruan një ose më shumë shënime vetëvrasëse.

Nëse mësuesit, familjarët apo miqtë vërejnë ndryshime të tilla të sjelljeve – të afrohen për të kuptuar më shumë për arsyet e këtyre gjendjeve dhe për të ndihmuar adoleshentin ti zgjidhë në mënyrë sa më të shëndetshme

-A ka masa të mjaftueshme institucionale në Shqipëri për të parandaluar suicidin?

Shërbimet psikologjike pranë shkollave janë të instaluara pikërisht për të garantuar mirqënien psikologjike të fëmijëve përgjatë zhvillimit, por aktualisht në vendin tonë janë shërbime shumë formale e të pamundura – Si mund të presim shërbime cilësore nga një psikolog shkollor që i duhet të kujdeset për qindra fëmijë njëherësh??

-Çfarë mund të bëjë shoqëria për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më mbështetës për të rinjtë, duke parandaluar raste të ngjashme?

Edukimi i një shoqërie fillon që në familje : edukimi me Vlerat shoqerore të pranimit / jo përjashtimit për shkak të rrangut shoqëror, rracës, bukurisë, famës, suksesit. Të qënurit një shoqëri empatike, pranuese, mbështetëse, ndihmuese për njëri tjetrin e mbi të gjitha me ndjeshmëri është një sfidë me të cilat po përballen të gjitha shoqëritë moderne sot, të cilat kanë një profil INDIVIDUALIST, EGOIST E PANDJESHMËRI TË THEKSUAR SOCIALE!

ALPENEWS.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA MARATONË NË GJKKO/ Zbardhet kërkesa e avokatëve të Veliajt
Previous article FOTOLAJM/ Veliaj niset për në Durrës, mbështetësit e tij e përcjellin me duartrokitje dhe fishkëllima

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet Aktualitet

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT