• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I VELIAJT/ KLGJ reagon pas deklaratave të Ramës: Po cenohet figura e anëtarëve të GJKKO, kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së gjyqësorit
Home
Breaking News

ARRESTIMI I VELIAJT/ KLGJ reagon pas deklaratave të Ramës: Po cenohet figura e anëtarëve të GJKKO, kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së gjyqësorit

12 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, të cilat, sipas tyre, cenojnë figurën dhe pavarësinë e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në një deklaratë zyrtare, KLGJ e cilëson çdo përpjekje për të ndikuar te drejtësia si një kërcënim të drejtpërdrejtë për pavarësinë e sistemit gjyqësor, demokracinë dhe sundimin e ligjit.“Këshilli në përmbushje të angazhimeve të tij ligjore, ju bën thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cënojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit,” thuhet në deklaratë.

Duke theksuar rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur, KLGJ nënvizon se çdo vendim gjyqësor duhet të kundërshtohet vetëm përmes mjeteve ligjore dhe në instancat më të larta gjyqësore. Sipas KLGJ-së, kjo është e vetmja rrugë për një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Reagimi i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Këshilli në përmbushje të angazhimeve të tij ligjore, ju bën thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cënojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Këshilli thekson se në një shtet që është duke përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimmarrjeje gjyqësore duhet të jetë përmes ushtrimit të mjeteve ligjore, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TA MBASH MEND"/ Zbardhen detaje nga seanca në GJKKO, Veliaj- prokurorit Dado: Ti je në konflikt interesi! Ke marrë leje ndërtimi dhe…
Previous article VOTA E DIASPORËS/ Bardhi, Tabaku dhe Nallbati takime në SHBA: 11 Maji moment i rëndësishëm për të ardhmen e vendit

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT