• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DREJTËSIA/ Rama: Detyra jonë të mos lejojmë abuzimet me pavarësinë, opozita kërkon ta shkrijë SPAK
Home
Politikë

DREJTËSIA/ Rama: Detyra jonë të mos lejojmë abuzimet me pavarësinë, opozita kërkon ta shkrijë SPAK

12 February, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për drejtësinë, duke shkruar se pavarësia e SPAK dhe GJKKO është jetike për standardet demokratike të vendit. Rama thotë se çdo dështim i tyre do të ishte një goditje e madhe për Shqipërinë dhe një justifikim për ata që kurrë nuk i dhanë drejtësisë pavarësinë e duhur.

Ndërsa fliste sot për arrestimin e Erion Veliajt, Rama tha se mungon një palë garante për pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa shton se SPAK dhe GJKKO janë themeli i një kthese historike në drejtësi.

Rama shkruan se rreziku më i madh është që, në emër të luftës kundër korrupsionit, të dëmtohen demokracia, shteti dhe ekonomia dhe këtë sdo e neglizhojnë. Sipas Ramës, qeveria do të vazhdojë të mbështesë këto institucione, por nuk do të lejojë që abuzimet të minojnë misionin e tyre.

Postimi i plotë i Edi Ramës

Që të jemi të qartë fare:

Nëse SPAKU dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standartet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të gjitha kostot morale e politike, bashkë me baltën e kënetës politiko-mediatike. Ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë, i cili do t’u jepte “të drejtë” të gjithë atyre që qysh prej 1912 e deri kur ne nisëm reformën në drejtësi, që nuk i hynë asnjëherë këtij deti në këmbë dhe nuk i dhanë kurrë pavarësi drejtësisë.

Këto institucione të reja janë gurë themeli për një kthesë shumë të fortë historike dhe tanimë që pavarësia e tyre është 100% e provuar – vetëm idiotët noterikë të Shvejkut dhe ligësirat me dy këmbë të kënetës opozitare mund të thonë akoma që i kontrollojmë ne – është detyra jonë të mos lejojmë që mungesa e standarteve dhe abuzimet individuale me pavarësinë, t’i marrin si lumi këta gurë themeltarë, duke e abortuar misionin historik të luftës kundër korrupsionit.

Po ashtu, është detyra jonë, që t’i çojmë në esfelt më 11 maj ata që duan të shkrijnë SPAK-un dhe të hedhin në lumë foshnjën bashkë me ujin e pistë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim pa asnjë lëkundje SPAKUN dhe GJKKO, por do të përdorim dritën e diellit për të ndarë edhe me publikun të gjitha problematikat shqetësuese apo çdo rast kur dikush shpërdoron detyrën dhe besimin e popullit, duke na kthyer në kohët e Sigurimit të Shtetit. Kush ka bërë korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia, kush bën punën e tij nuk duhet të trembet nga gabimet dhe askush s’duhet të guxojë ta trajtojë si fajtor, t’i bëjë presion, t’i marrë peng celularin e kështu me radhë.

Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri. SPAKU na ka treguar se i ka forcat që dinë ta hetojnë e ta ekspozojnë korrupsionin dhe ne do të jemi gjithnjë mbështetës pikërisht për këtë, por historia na ka treguar se rreziku që në emër të antikorrupsionit të goditet jo korrupsioni, po demokracia, shteti, ekonomia, nuk duhet neglizhuar kurrë. Dhe ne nuk do ta neglizhojmë. Kaq di unë. Të tjerat i di këneta politiko-mediatike dhe ju duhet vetëm të zgjidhni, o me drejtësinë dhe demokracinë o me kënetën dhe pa drejtësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA LEXOI MESAZHIN E QYTETARIT/ Berisha: Tekstin e kishte shkruar Ulsi Manja dhe...
Previous article "DUAM 70 MIJË EURO"/ Mori peng Ervis Xhixhën, arrestohet 40-vjeçari! “Ushtari” i Ervis Martinajt, ende në arrati

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT