• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KONTRATA IU NDËRPRE NGA…”/ Rama: Veliaj u mor në burg pa gjyq, arrestimi i tij ka kaluar çdo limit
Home
Politikë

“KONTRATA IU NDËRPRE NGA…”/ Rama: Veliaj u mor në burg pa gjyq, arrestimi i tij ka kaluar çdo limit

11 February, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, teksa mori pjesë në rastin e 105-vjetorit të shpalljes se Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, komentoi arrestimin e Erion Veliaj me urdhër të SPAK.

Ai tha se Veliajn e morën nga detyra, duke i ndërprerë kontratën që ai kishte me qytetarët e Tiranës.

Rama tha se Veliaj u fut në burg pa gjyq.
“Kryetari i Bashkisë, i zgjedhur nga çerek milionë zgjedhës, për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë të tijën me qytetarët e Tiranës, kjo kontratë u ndërpre, nga dikush që nuk e njohim. Kryebashkiaku u mor në burg pa gjyq”, tha Rama.

Rama u shpreh: “Unë di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në kryet të detyrës është jo thjesht një detyrim ndaj tij si ndaj çdo individi nga ana e kujtdo që ka detyrë të trajtojë çështje që lidhen me drejtësisë, por edhe detyrim ndaj atyre që e kanë zgjedhur që të bëhet edhe puna për kontratën e zgjedhësit edhe puna e drejtësisë për të nxjerrë një proces të rregullt me standarde demokratike. Deri sot kemi zgjedhur të mos komentojmë edhe kur kryetari i bashkisë së Tropojës është marrë nga zyra dhe është mbyllur në shtëpi. Në një qytet ku burimet njerëzore nuk janë të pafundme dhe i është ndalur të zbatojë kontratën e zgjedhësit sepse mbi të rëndon një akuzë, por pa gjyq. Mund të vazhdoj me raste të tjera , i kemi konsideruar lajthitje në objekt duke qenë të bindur që koha, reflektimi i brendshëm i institucioneve të reja, domosdoshmëria për të faktuar përpjekjen për drejtësi me standarde europiane do bëjë detyrën pa pasur nevojë të flasim. Por ajo që ka ndodhur dje, ka kaluar çdo limit, në raport me ndarjen e domosdoshme të pushteteve dhe domosdoshmërinë që një pushteti të zgjedhur ti japësh mundësisë të ushtrohet”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIMI NDAJ DEPUTETES BUSHAKA/ Rama: Nuk është pyetur asnjëherë. Kjo s’është republikë prokurorësh
Previous article ULTIMATUMI i Netanyahut: Nëse pengjet nuk lirohen deri të shtunën, armëpushimi…

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT