• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BOLL DUROVA”/ Dhunonte bashkëshorten dhe e çoi drejt vetëvrasjes, zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit Loka: Pak para se të ndërronte jetë…
Home
Breaking News

“BOLL DUROVA”/ Dhunonte bashkëshorten dhe e çoi drejt vetëvrasjes, zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit Loka: Pak para se të ndërronte jetë…

6 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Xhemal Loka është dënuar me 10 vite burgim nga gjykata e Durrësit, pasi u gjet fajtor për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së gruas së tij Bedrie Loka dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë gjykimit ku janë dëshmuar edhe fëmijët e çiftit, rezulton se shkaku që e ka shtyrë Bedrie Lokën të vetëhelmohet në banesën e saj më 2 janar të 2024 ka qenë dhuna fizike dhe psikologjike që ushtronte ndaj saj bashkëshorti.

Xhemal Loka ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por prokurorja Pranvera Gruda e ka kundërshtuar kërkesën dhe gjykata e ka rrëzuar më pas atë.

Pandeli, Xhimi dhe Mahmut Bushi, tre vëllezërit e viktimës kanë deklaruar se motra e tyre ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit për shkak të dhunës sistematike që bashkëshorti I saj, ushtronte që prej vitit 2000.
Kundër babait kanë dëshmuar edhe fëmijët, të cilët kanë shpjeguar dhunën barbare që Xhemal Loka ushtronte ndaj nënës së tyre.
Në dëshmninë e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, vazja e vetme e familjes, ka pranuar se nëna e saj dhunohet e se në një rast ajo i është shprehur se do t’i jepte fund jetës pasi ishte e lodhur.

R. Loka, ka rrëfyer se marrëdhëniet mes prindërve kanë qenë gjithmonë të acaruara, me babanë që ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj nënës, fizike dhe psikologjike.

“Marrëdhënia e prindërve ka qenë në distancë, babai ka qenë shumë vite jashtë shtetit dhe për 8 vite ka qenë në burg në Francë. Kanë qenë edhe mirë dhe keq, por ne ia kemi lënë fajin faktit që ka qenë në burg dhe presionit atje. Kur erdhi ishte mirë vitin e pare, më pas ndryshoi çdo gjë. Sa iku emigrant, vazhdoi dhuna psikologjike. Babai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nesh dhe ndaj mamit. Me mamin kishte një lloj inati, një herë sillej mirë, një herë keq. Nuk e kuptonim gjithë kohën. E kishim baba, nuk donim që të ndaheshin…

… Mami thoshte do ndahem. Ne fëmijët nuk donim të ndodhte. Kanë kaluar shumë gjëra të vështira ndër vite, t’i ndanin njerëzit me fjalë nuk ishte e drejtë se jemi 4 fëmijë në mes. Ai i ka thënë t’i do ecësh në majë të briskut dhe çfarëdo fjalë thua do të të vras. Gjëja më e vogël e cenonte..

…Çdo gjë ishte qetësi deri në 1 janar kur më lanë tek shtëpia e burrit. Kur u kthyen kishin një grindje mami me babin. Kemi qenë tek xhaxhai për Vitin e Ri, tezja kishte shkuar tek shtëpia jonë. Mami i tha nuk jam, babai tha një fjalë jo të mirë, mami u prek se njeriu im. Nuk e linte të shkonte për vizitë tek daja dhe nëna ishte e paralizuar. I thoshte po ike do të të vras, po ike të do vras vëllezërit. Me sa kam patur kontakt me të në 3 janar, kanë qenë momentet e fundit. Ka patur kërcënime gjithë kohën me jetë. Para se të pinte helmin, në 1 janar rreth orës 7 ose 8, më tha që po mbyllte portën, thotë që kur ka qenë tek nëna e tij ca nuk i kishte thënë. Kishte shkuar gjasme për t’i gjetur punë mamit, i kishte thënë gjëra të tjera e kishte mbushur kundër tij. Në 10 të darkës, pasi fola me babin që më mori dhe më pyeti a ta lë të shkoj tek daja, ajo ka qenë duke larë enët, kam thënë: prap me këto muhabete. Atë natë nuk isha e qetë, ajo më tha “do e qep mami do e qep” dhe fiku telefonin. Në 2 janar kur kam ikur tek spitali, më ka thënë me shpresë se do shpëtonte, tha “boll durova më”! “, thuhet mes të tjerash në dëshminë e vajzës së çiftit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ISH-EFEKTIVIT RONALD REXHEPI/ Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet për Donald Hoxhën
Previous article U GJET PA JETË NË AUTOMJET/ 25 vjeçari nuk rezulton i njohur për policinë, shoqërohen familjarët dhe një person tjetër

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT