• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKATËRROHET BANDA E “SKIFTERËVE” SHQIPTARË NË ITALI/ 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Detaji që i tradhtoi
Home
Aktualitet
Kronikë

SHKATËRROHET BANDA E “SKIFTERËVE” SHQIPTARË NË ITALI/ 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Detaji që i tradhtoi

6 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Padovas ka çmontuar një bandë ‘skifterësh’ me 4 shqiptarë, të akuzuar për një seri plaçkitjesh në rajonin italian.

Operacioni çoi në arrestimin e dy anëtarëve të grupit, ndërsa dy të tjerët u identifikuan dhe rezultuan gjithashtu të kërkuar për krime të tjera. Të katër shqiptarët janë persona me precedentë penalë.

Hetimet nisën pas denoncimeve për vjedhje të ndodhura në datat 9 dhe 20 janar, me një grumbull sendesh me vlerë, përfshirë bizhuteri ari. Një nga elementët kyç që mundësoi të gjurmoheshin autorët, ishte një jelek portokalli, tipik i ambienteve të punës në kantiere, i veshur nga një prej hajdutëve.
Hetimet filluan pas raportimeve të dy vjedhjeve të shtëpive që ndodhën në Padova në janar. Kriminelët, duke përfituar nga mungesa e pronarëve, kishin vjedhur sende të shumta me vlerë, mes tyre bizhuteri. Mënyra e veçantë e veprimit tërhoqi vëmendjen e policisë. Një element vendimtar doli nga analiza e parë e kamerave të vëzhgimit në afërsi të vendndodhjeve të vjedhjeve, një prej autorëve me jelek punëtori.

Ndjekja e mëtejshme e gjurmëve çoi te një makinë e përdorur që përdorej për transport nga autorët dhe më tej zbulimi i e një apartamenti me qira në Mogliano Veneto , në provincën e Trevisos, i përdorur si bazë operacionale nga grupi.

Gjatë operacionit, një 45-vjeçar tregoi një dokument të rremë identiteti, i cili e kishte lejuar të arratisej nga arresti shtëpiak, i vendosur nga Gjykata e Trevisos që prej gushtit 2024. Vjedhja e shtëpive nuk ishte i vetmi krim i tij, pasi dyshohej edhe për vepra të tjera penale. I arrestuari tjetër, një 43-vjeçar, që mbante veshur edhe jelekun portokalli, rezulton të jetë po me precedentë të gjatë penal për vjedhje të kryera në Lombardi, Emilia Romagna dhe Veneto. Bashkëpunëtori i tretë, një 35-vjeçar shqiptar, ishte qiramarrësi i banesës dhe mbante çelësat e një makine po me qira, e parkuar para banesës.

Në banesë u gjetën një sasi të konsiderueshme plaçkë, duke përfshirë bizhuteri ari dhe ora të vjedhura, si dhe mjete të përdorura për të lehtësuar vjedhjet. U gjetën gjithashtu mjete, duke përfshirë një mulli elektrik, doreza, një kaçavidë dhe sende të tjera, informon media italiane.

Anëtari i fundit i bandës, një 35-vjeçar, kërkohej me urdhër të lëshuar nga Gjykata e Venecias, për krime të lidhura me drogën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJET PA JETË NË AUTOMJET/ 25 vjeçari nuk rezulton i njohur për policinë, shoqërohen familjarët dhe një person tjetër
Previous article E PËSON KEQ/ Kërkohej nga Belgjika për organizatë trafiku droge, kapet në Gjermani shqiptari

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT