• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA BOTËRORE E ZGJEDHJEVE/ Ambasadori i OSBE-së: 11 maji, moment kyç për Shqipërinë
Home
Politikë

DITA BOTËRORE E ZGJEDHJEVE/ Ambasadori i OSBE-së: 11 maji, moment kyç për Shqipërinë

6 February, 2025 s.autor Politikë

Në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran, theksoi rëndësinë e proceseve demokratike dhe fuqinë e qytetarëve në formësimin e së ardhmes së vendit.

Ambasadori Tarran kujtoi se zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit janë një moment kyç për demokracinë shqiptare, duke i inkurajuar qytetarët të marrin pjesë aktive në procesin zgjedhor. Ai theksoi rëndësinë e verifikimit të regjistrimit në listat e zgjedhësve përmes Zyrave të Gjendjes Civile, KQZ-së apo portalit e-Albania.

Një aspekt historik i këtyre zgjedhjeve është mundësia për shqiptarët jashtë vendit të votojnë për herë të parë. Ambasadori bëri thirrje që të gjithë votuesit jashtë vendit të regjistrohen brenda afatit të 4 marsit 2025 për të ushtruar të drejtën e tyre.

Sot, në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, dëshirojmë të risjellim në vëmendje rëndësinë e proceseve demokratike, të drejtën themelore për të votuar dhe fuqinë e zërit të qytetarëve në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë.

Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, pasi qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend për katër vitet e ardhshme. Pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në institucionet dhe proceset demokratike, duke siguruar që çdo zë të ketë rëndësi. Kontrolloni regjistrimin tuaj si zgjedhës në ekstraktin e listës së zgjedhësve pranë Zyrës së Gjendjes Civile të njësisë suaj administrative, në faqen/aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ose nëpërmjet portalit e-Albania.

Këto zgjedhje janë historike edhe për faktin se për herë të parë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që nuk jetojnë në Shqipëri do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit. Për ta ushtruar si duhet këtë të drejtë dhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë, i inkurajojmë të gjithë votuesit me të drejtë vote jashtë vendit të regjistrohen deri më 4 mars 2025 sipas udhëzimeve të KQZ-së.

Vlerësojmë në mënyrë të veçantë rolin thelbësor të të rinjve në ndërtimin e një demokracie më të fortë. Informohuni, përfshihuni dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar! Në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për mbështetjen e pjesëmarrjes sa më të gjerë të të rinjve në zgjedhje dhe për promovimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës.

Vota juaj ka rëndësi! Zëri juaj i jep formë të ardhmes!”, mbyllet reagimi i ambasadorit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHTYU DREJT VETËVRASJES BASHKËSHORTEN E TIJ"/ Gjykata e Durrësit dënon me 10 vite burg Xhemal Lokën
Previous article "NË 2023 EKSPORTET E BUJQËSISË DO ARRIJNË..."/ Premtimi i Ramës: Ja si do e realizojmë

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT