• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU SHQIPTARIN NË ITALI/ Lihet në burg përjetë autori
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU SHQIPTARIN NË ITALI/ Lihet në burg përjetë autori

5 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata italiane ka dhënë dënim me burgim të përjetshëm për Davide Osella Ghena, autorin e vrasjes së shqiptarit Fatmir Ara. Miri, ashtu siç e thërrisnin të njohurit, u ekzekutua më 2 Shtator të vitit 2022 në San Carlo Canavese.

Ndërkohë gjykata ka liruar motrën e autorit, Barbarën dhe shokun e tij, Andrea Fagnoni duke i shpallur të pafajshë. Për ta prokuroria kishte kërkuar respektivisht 22 vjet dhe 13 vjet burg, pasi motra akuzohej se i kishte dhënë armën autorit ndërsa, shoku i tij e e kishte ndihmuar të largohej nga vendi i krimit.

Në seancën gjyqësore të ditës së sotme, siç raportojnë mediat, kanë marrë pjesë edhe të afërm të Arës.Prokuroria thotë se Osella Ghena e vrau shqiptarin për shkak të problemeve financiare. Ara po punonte për rinovimin e një ferme që zotërohej nga autori dhe e dashura e tij. Por për shkak të borxheve që kishin nisur të akumuloheshin dhe problemeve ekonomike, Osella Ghena kishte menduar si zgjidhje vrasjen e shqiptarit.

Dhe ashtu bëri. Mirëpo gjatë gjyqit ai ka ndryshuar dëshminë disa herë. Në një rast, pasi u mor për 17 orë në pyetje shpërtheu dhe e pranoi vrasjen.

Por Tetorin e kaluar, ai ndryshoi versionin sërish.

“Nuk e vrava unë dhe sot po ju kërkoj të më ndihmoni sepse nuk mund t’i fsheh njerëzit që po më kërcënojnë”, tha ai.

Sipas kësaj historie, Ara ishte vrarë nga dy persona të tjerë. Ai i përshkroi ata si të veshur mirë, me mjekër dhe me tatuazhe. Por autoritetet thonë se nuk ka asnjë provë për ekzistencën reale të tyre.

Gjykata po ashtu ka vendosur të dëmshpërblejë të gjithë familjarët e Arës, mes tyre edhe katër fëmijët e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U LARGUAM SAPO DËGJUAM..."/ Ngjarja në Sarandë ku u vra biznesmeni Armandi Nelaj, rrëfehen turistët e huaj që kontaktuan me të
Previous article TRONDITËSE NË GJERMANI/ Nëna vret dy djemtë e saj dhe më pas veten

s.autor

Postime të ngjashme

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret Aktualitet

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian Aktualitet

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT