• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Zelensky: I gatshëm për negociata të drejtpërdrejta me Putinin
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Zelensky: I gatshëm për negociata të drejtpërdrejta me Putinin

5 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës që filloi gati tre vjet më parë. Në një intervistë me gazetarin britanik Piers Morgan, të transmetuar në YouTube, Zelensky shpjegoi se ishte i gatshëm të angazhohej në bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus “nëse kjo është zgjidhja e vetme për të sjellë paqe për popullin e Ukrainës”.

“Nuk do të jem i sjellshëm me të. Unë e konsideroj atë një armik. Dhe për të qenë i vërtetë, mendoj se edhe ai më konsideron mua të tillë”, tha lideri ukrainas.

Që prej kohësh, Zelensky ka theksuar rëndësinë e garancive të sigurisë për Kievin. Shteti i tij, thotë ai, ka nevojë për siguri. Zgjidhja ideale do të ishte anëtarësimi në NATO.

Megjithatë, anëtarësimi në Aleancën Atlantike nuk do të realizohet në afat të shkurtër, dhe në këtë kontekst, sipas Zelenskyt, Ukraina duhet t’i kthehet armëve bërthamore që kishte hequr dorë prej vitit 1994, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në këmbim të garancive të pa realizuara të sigurisë të shënuara në Memorandumin e Budapestit, të nënshkruar edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

“Nëse procesi i anëtarësimit në Aleancë do të zvarritet për vite ose dekada, jo për shkak të Ukrainës, por për shkak të partnerëve të saj, Ukraina pyet se çfarë do ta mbrojë vendin gjatë kësaj kohe, çfarë mbështetje do të marrim? Çfarë armësh do të marrim? A do na japin armë bërthamore? A do të na japin mjaftueshëm raketa për të ndaluar Rusinë? Çfarë raketash mund të ndalojnë raketat bërthamore të Rusisë? Është një pyetje retorike,” tha Zelensky.

“Na ktheni armët tona bërthamore, na ofroni sisteme raketore, na ndihmoni të financojmë një ushtri, zhvendosni trupat tuaja në ato pjesë të vendit tonë ku ne duam që situata të jetë e qëndrueshme”, bëri thirrje më tej Zelensky.

“Në këtë mënyrë, populli do të jetë i qetë. Putin e pushtoi Ukrainën sepse kishte frikë se do të bashkoheshim me NATO-n. Mirë, Amerika thotë se Ukraina nuk mund të pranohet në NATO. Logjikisht, atëherë, Putin duhet të largohet nga vendi ynë.”

Zelensky më pas shpjegoi se pse e kishte shmangur qëllimisht ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan më 20 janar.

“Trump më ftoi në inaugurimin e tij, por e bëri këtë në një mënyrë të përgjithshme, siç ka bërë ndoshta me liderët e tjerë. Megjithatë, besoj se na duhet kohë për të folur për luftën; inaugurimi është një ditë e veçantë për presidentin dhe popullin amerikan. Thjesht, prania ime nuk ishte e përshtatshme”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI I PAKTIT TË QYTETEVE TË LIRA/ Spiropali: Zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet dhe kërcënimet globale
Previous article U ARRESTUA SOT/ Kush është Edison Pula, anëtari i bandës së Niklës njihet si ‘mjeshtri’ i arratisjeve nga burgu. Lidhja me atentatin ndaj Gentjan Bejtjas

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT