• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TARIFAT DOGANORE TË TRUMP/ Norvegjia i kërkon ndihmë ish-kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg, e bën ministër të Financave
Home
Nderkombetare

TARIFAT DOGANORE TË TRUMP/ Norvegjia i kërkon ndihmë ish-kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg, e bën ministër të Financave

4 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Për të përballuar kërcënimet e Trump-it, Norvegjia kërkon ndihmën e një figure të madhe, ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

NORVEGJI – Jens Stoltenberg, në krye të Aleancës Atlantike për një dekadë, nga 2014 deri në 2024, u emërua sot ministër i Financave. Qeveria laburiste, e shqetësuar nga rënia e mbështetjes popullore pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit, i beson një figure me prestigj ndërkombëtar për t’u përballur me shqetësimin më të madh të saj aktual: tarifat e mundshme doganore nga presidenti i ri amerikan, i cili tashmë ka treguar këto ditë se nuk ka ndërmend t’i trajtojë me butësi aleatët perëndimorë, siç dëshmon pretendimi i bujshëm për të marrë Groenlandën nga një tjetër vend skandinav, Danimarka.

Kush është Jens Stoltenberg

“Nuk e kisha parashikuar të isha këtu, por ‘po’ ishte e vetmja përgjigje e duhur”, tha Stoltenberg, ish-kryeministër laburist nga viti 2000 deri në 2001 dhe nga 2005 deri në 2013.

Thirrja e kryeministrit Jonas Gahr Støre, një mik i ngushtë i tij, erdhi javën e kaluar dhe arsyet janë të qarta: ekziston rreziku i një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara.

“Është e rëndësishme të diskutohet për tregtinë me administratën Trump, do të bëj gjithçka për të shmangur tarifat ndaj produkteve tona,” deklaroi ai mëngjesin e sotëm.

“Besoj në dialogun me amerikanët dhe do të punoj ngushtë me evropianët nëse SHBA rrit tarifat.”

65-vjeçari Stoltenberg, si sekretar i NATO-s, ka udhëhequr reagimin perëndimor ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe ka menaxhuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë.

Gjatë mandatit të tij të parë, ai kishte marrëdhënie të shkëlqyera me Trump-in, aq sa e quanin “Trump whisperer”, për aftësinë e tij për të bindur liderin kapriçioz amerikan dhe për ta lavdëruar për fushatën e tij që synonte të rrisë shpenzimet për mbrojtjen nga aleatët e NATO-s.

Tani Stoltenberg duhet të shpëtojë Norvegjinë pikërisht nga zemërimi i mikut të tij amerikan, si dhe qeverinë nga rënia e popullaritetit.

Marrëdhëniet midis BE-së dhe Norvegjisë

Të enjten e kaluar, Partia e Qendrës, një formacion i vogël euroskeptik, braktisi koalicionin qeveritar, pasi nuk ishte dakord me zbatimin e direktivave evropiane për energjinë. Në vend është i gjallë debati pikërisht mbi këtë çështje. Ka nga ata që duan – si laburistët vetë – që Norvegjia e pasur të mbajë më shumë energji elektrike për vete, në mënyrë që të ulë çmimet për qytetarët.

Por Brukseli, së bashku me Suedinë dhe Danimarkën, kërkojnë që Oslo të jetë më bujare dhe të eksportojë më shumë drejt BE-së.

Ndërkohë, laburistët kanë mbetur vetëm, në një ekzekutiv ultra-minoritar. Midis tetë ministrave që duheshin zëvendësuar ishte edhe ai i Financave. Dhe kush më mirë se Stoltenberg? Me formim si ekonomist, në vitet ’90 ai kishte qenë ministër i Industrisë dhe më pas edhe ministër i Financave. Stoltenberg është i popullarizuar dhe përfshirja e tij e papritur mund të përfaqësojë “një injeksion të fuqishëm vitaminash,” siç tha Aslak Eriksrud, komentator politik i TV2.

Norvegjia ka refuzuar tashmë dy herë anëtarësimin në BE, me referendume në vitin 1972 dhe 1994. Por tani, brenda klasës së saj politike, siç ka shkruar së fundmi Financial Times, ka nga ata që po e mendojnë sërish këtë mundësi. Pikërisht për të mos u shtypur në një luftë të mundshme tregtare midis BE-së dhe SHBA-së së Trump-it.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKËR NË SUEDI/ Disa të vrarë nga të shtënat në një shkollë, 15 të plagosur
Previous article AKSIDENTI NË GRAMSH/ Humbi jetën 1 person, policia arreston 2 shoferët

s.autor

Postime të ngjashme

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries Botë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT