• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndërron jetë papritur Hekuran Nikollari, Dervishi i Teqesë së Alipostivanit në Përmet
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Ndërron jetë papritur Hekuran Nikollari, Dervishi i Teqesë së Alipostivanit në Përmet

4 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ndërron jetë Hekuran Nikollari, dervishi i Teqesë në Alipostivan në Përmet.

Trupi i pajetë është dërguar orët e para të mëngjesit në morgun e spitalit të Gjirokastrës ku po kryhet edhe ekzaminimi nga mjeku ligjor.Dyshimet e para janë që dervishi Nikollari ka ndërruar jetë si shkak i një infakti. Ai ka kryer një ndërhyrje para disa vitesh për heqjen e dhjamërave dhe një ndërhyrje të dytë në zemër, ku ka vendosur edhe një unazë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Teqeja e BABA ALIUT – Alipostivan, Përmet, ku në një postim në rrjetet sociale, shkruhen edhe detaje nga ceremonia mortore.

Postimi:

Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakoheshme nga jeta të njeriut të shenjtëruar, Baba Hekuran Nikollari.
Homazhet do të mbahen në Teqenë e Baba Aliut, Alipostivan, Përmet, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet më 6 Shkurt, ora 12:00.
Baba Hekuran Nikollari – Dritë që nuk do të shuhet kurrë
Baba Hekuran Nikollari ishte dhe do të mbetet një dritë udhërrëfyese për brezat që kanë kaluar dhe ata që do të vijnë. Me përkushtim të jashtëzakonshëm, ai shërbeu për vite të tëra në Teqenë e Baba Aliut në Alipostivan, duke e bërë atë një strehë të dashur dhe të bekuar për mijëra besimtarë, shërbeu dhe ndërtoi Teqenë e Frashërit, Teqenë e Përmetit dhe shumë teqe të tjera në jug të Shqipërisë, duke lënë një trashëgimi të vyer dhe të paharruar.
Njeri i urtësisë dhe paqes që fjalën e tij të mençur, ja tha çdo njeriu që e takoi. Baba Hekurani dha mirësi dhe hapi dyert e Teqesë për këdo që kërkoi mbështetje, ngushëllim apo fjalën e ngrohtë.
Baba Hekurani u bë baba dhe vëlla për çdo besimtar që trokiti në portën e Teqesë. Me thjeshtësi dhe përkushtim, ai e lartësoi edhe më tej emrin e këtij vendi të shenjtë, duke e bërë atë një vatër të mirësisë dhe begatisë.
Baba Hekurani nuk ishte thjesht një njeri i fesë; Fjalët e tij ishin dritë, hapat e tij ishin bekim, dhe prania e tij ishte paqe, përcolli me urtësi dhe dashuri mesazhin e besimit, harmonisë dhe dashurisë për njëri-tjetrin, duke lënë pas një punë dhe trashëgimi që do të jetojë përjetësisht në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.
Faleminderit, Baba Hekuran!
Faleminderit për dritën që dhe, për bekimin që shpërndave, për shembullin e ndritur që lë pas. Ti nuk ike, por u bëre dritë që do të ndriçojë gjithmonë këtë vend dhe çdo zemër që pati fatin të të njohë.
Të ndriçoftë shpirti në përjetësi! 🤲

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I MORI 10 MIJË EURO PRONARIT TË NJË LOKALI"/ Përfundojnë hetimet ndaj ish-shefit të antidrogës në Durrës
Previous article "ISHA ME ZERO CENT"/ Gjesti rrëfen historinë e vështirë nga jeta e tij

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK ZBARDHI VRASJEN/ Postimi drithërues i motrës së Renis Dobrës: Ti ishe vëllai im i vetëm, zemra ime ende të pret Aktualitet

SPAK ZBARDHI VRASJEN/ Postimi drithërues i motrës së Renis Dobrës: Ti ishe vëllai im i vetëm, zemra ime ende të pret

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT