Një aksident që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur në rrugën e re të Ersekës.
Mësohet se një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierën anësore, e madje duke rrezikuar të binte nga disa metra lartësi. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, teksa zjarrfikësja ka ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit dhe pasagjerit.
Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje, duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.






