Policia Rrugore ka marrë disa masa, më qëllim parandalimin e aksidenteve nga drejtimi i automjeteve në gjëndje të dehur.
Gjatë kontrollit janë arrestuar shtatë shtetas, dhe njëri prej tyre është shpallur në kërkim.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor gjithashtu paralajmëruan masa, drejt drejtuesve që parkojnë automjetet në vija të bardha, stacione të transportit publik, trotuare dhe që pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve.
Njoftim:
Si rezultat i monitorimeve parandaluese, brenda 24 orëve të fundit, janë arrestuar/ndaluar në flagrancë shtatë shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
– O. N., 39 vjeç, Z. Xh., 40 vjeç, G. A., 46 vjeç, A. T., 54 vjeç, F. O., 25 vjeç dhe K. L., 22 vjeç, pasi drejtonin mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
-Kapën dhe ndaluan shtetasin F. C., 42 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 2muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.


