• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË TJETËR NGJARJE E RËNDË NË SHBA/ Rrëzohet avioni mjekësor me 6 persona në Filadelfia, në bord ishte dhe një paciente 12-vjeçare
Home
Nderkombetare

NJË TJETËR NGJARJE E RËNDË NË SHBA/ Rrëzohet avioni mjekësor me 6 persona në Filadelfia, në bord ishte dhe një paciente 12-vjeçare

1 February, 2025 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

– Një tjetër aksident ajror ka ndodhur në SHBA, vetëm dy ditë pas përplasjes së një avioni pasagjerësh me një helikopter ushtarak mbi Uashington, ku humbën jetën 67 persona.

Një avion mjekësor, i cili transportonte një paciente 12 vjeçare dhe pesë persona të tjerë, të gjithë me shtetësi meksikane, u rrëzua të premten mbrëma (31 janar me orën lokale) në një lagje në verilindje të Filadelfias. Avioni shpërtheu në flakë duke djegur disa shtëpi dhe makina.

VIDEO

Sipas Sekretarit të ri të Transportit, Sean Duffy, në avion ndodheshin të paktën gjashtë persona dhe ishte në një mision mjekësor. Kompania pronare e avionit ka deklaruar se ende nuk ka konfirmime për të mbijetuar, ndërsa autoritetet raportojnë për disa të plagosur në tokë për shkak të përplasjes së avionit me shtëpitë e makinat.

Burime të tjera i thanë CBS Neës se mbetjet e avionit goditën disa automjete në zonë, një lagje e populluar me shumë shtëpi të bashkangjitura. Pas aksidentit, shumë rrugë u mbyllën.

Aksidenti ndodhi më pak se 5 kilometra larg Aeroportit të Filadelfias Verilindore, i cili shërben kryesisht për avionë biznesi dhe fluturime çarter. Fotot dhe videot nga vendngjarja tregojnë disa shtëpi në flakë. Zjarrfikësit konfirmuan se disa ndërtesa u përfshinë nga flakët e shkaktuar nga rrëzimi i avionit, në zonën mes Cottman Avenue dhe Roosevelt Boulevard.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi në rrjetin e tij social Truth, duke thënë: “Shpirtra të pafajshëm u humbën në këtë aksident tragjik.”

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmoi se avioni ishte një Learjet 55 dhe se në bord ndodheshin gjithsej gjashtë persona. Sipas mediave lokale, në avion udhëtonin një pilot, një mjek, një anëtar tjetër i ekuipazhit dhe një fëmijë i sëmurë, i shoqëruar nga një i rritur.

Avioni ishte nisur drejt Aeroportit Kombëtar Springfield-Branson në Missouri. FAA dhe NTSB do të hetojnë shkaqet e aksidentit.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se avioni i vogël u ngrit në orën 18:06 me kohën lokale dhe u zhduk nga radarët rreth 30 sekonda më pas, pasi ishte ngjitur në një lartësi prej pothuajse 500 metrash. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Guvernatori Josh Shapiro deklaroi se është në kontakt me kryebashkiakun dhe ekipet e shpëtimit:

“Po ofrojmë të gjitha burimet e mundshme për të ndihmuar,” tha ai.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një shpërthim të fuqishëm dhe një re të dendur tymi që ngrihet nga vendi i aksidentit, pranë një qendre tregtare të frekuentuar.

Ky aksident ndodhi vetëm dy ditë pas përplasjes së një avioni të linjës me një helikopter ushtarak pranë Aeroportit Kombëtar Reagan në Uashington, ku humbën jetën 67 persona – 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit të avionit, si dhe tre ushtarakë që ndodheshin në helikopterin Sikorsky H-60.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS HARRONI ÇADRAT/ Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
Previous article NDËRPRERJA E TRASTIT TË GAZIT/ Hungaria “kërcënon” Ukrainën: Nëse nuk reagohet, do vendosim veto për sanksionet ndaj Rusisë

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT