Gjatë kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale, Policia e Tiranës arrestoi 3 shtetas të cilët ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.
Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë shtetasit G. Xh., 49 vjeç, G. R., 26 vjeç dhe J. C., 34 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. Xh., 49 vjeç, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi farash të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Tiranë/Kontrolle të shtuara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin J. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


