AFRINE (Siri)/AZAZ/STAMBOLL/BEJRUT – Ofensiva e ushtrisë turke dhe e rebelëve sirianë pro-Ankarasë kundër rajonit të Afrines, e kontrolluar nga një milici kurde siriane që Turqia e konsideron si terroriste, hyn në javën e dytë.
NJU JORK – Ceremonia e 60-të e Grammy Awards do të mbahet në Nju Jork për herë të parë pas 15 vitesh, reperi Jay-Z vijon të jetë i nominuari krysor, gara për çmimet e muzikës amerikane i ka kushtuar një vend të veçantë rrymës hip-hop.
MOSKË – Opozitarit rus, Aleksei Navalny të cilit iu refuzua kandidatura për presidencialet e marsit nga ana e Komisionit Zgjedhor bën thirrje për protesta masive në të gjithë Rusinë.
TË TJERA
HELSINKI – Zgjedhje presidenciale në Finlandë ku presidenti i mëparshëm, konservetori pro-evropian, Sauli Niinistö sipas sondazheve paraqitet si favoriti kryesor me mundësinë e rizgjedhjes që në raundin e parë.
BERLIN – Raundi i ri i negociatave do të zhvillohet rreth pasdites për formimin e qeverisë së koalicionit në Gjermani ku do të takohen së bashku konservatorja Angela Merkel, aleati i saj bavarez, Horst Seehofer dhe social-demokrati Martin Schulz./


