• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CEREMONIA E LAMTUMIRËS/ Mediat greke zbardhin takimin “kokë më kokë” mes Ramës dhe Mitsotakis
Home
Politikë

CEREMONIA E LAMTUMIRËS/ Mediat greke zbardhin takimin “kokë më kokë” mes Ramës dhe Mitsotakis

30 January, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Një takim “kokë më kokë” ka pasur mes Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës, pas varrimit të kryepeshkopit Anastas që siç komentohet nga qarqet diplomatike është bërë nën frymën e idesë së idesë së ekumenizmit të mbrojtur aq shumë nga i ndjeri kryepeshkop i Shqipërisë.

Siç është parë edhe në pamjet televizive dy kryeministrat kanë biseduar në një atmosferë shumë të ngrohtë mes tyre, por edhe me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu, kryepeshkopët e Qipros dhe të Jeruzalemit.

Ende nuk është bërë e njohur se çfarë saktësisht thanë dy liderët në një takim dhjetë minutësh që kanë pasur, për me tepër në një varrim të tillë madhështor të Kryepeshkopit, ku marrëdhëniet dhe çështjet e rëndësishme mes dy vendeve nuk përbëjnë temën kryesore të bisedimeve, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku.

Duke u larguar gjithsesi, kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar se nuk ka problem që mos zgjidhet me anë të dialogut. Dhe fakti që jemi shtete fqinj, është një arsye qe çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog. Ne kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira, ka deklaruar Mitsotakis pasi është përshëndetur kur është larguar, me një përqafim me homologun shqiptar.

Përcillet për në banesën e fundit Kryepeshkopi Anastas Janullatos, trupi i tij do të prehet në Kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”
Nga ana e tij Edi Rama ka deklaruar se “me zotin Mitsotakis jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu pimë një kafe, folëm për gjëra të ndryshme dhe nuk kam çfarë gjë tjetër të ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull”, ka theksuar ai.

Mediat greke gjithsesi komentojnë faktin se sa afër mund të sjellë besimi popujt e Ballkanit ,edhe ata me fe të ndryshme, në një rajon kur këto fe shpeshherë kanë qenë historikisht përçarëse. Gjithashtu vetë i ndjeri kryepeshkopi Anastas, thonë ato, ishte hierarku që në të njëjtën kohë mundi të shuguronte klerikët shqiptarë, të përcaktonte shqipen si gjuhë zyrtare të Kishës, por edhe të fliste apo këndonte psalmet nëpër kisha në greqisht.

Dhe ky fakt u pa sot kur në një ceremoni disa orëshe, fjalimet dhe psalmet ishin në shqip dhe në greqisht, dy gjuhët që u dëgjuan gjatë gjithë transmetimit të drejtpërdrejtë nga televizioni publik ERT. /Top Channel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ 'Çunat e Bostonit', Nallbati ngjit logon me mbishkrimin tek vendi i kryeministrit
Previous article LAMTUMIRA E KRYEPESHKOPIT/ Në katedrale lexohet letra e Papa Françeskut: U impenjua në dialog dhe promovoi bashkëjetesën paqësore...

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT