• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAMTUMIRA E KRYEPESHKOPIT/ Në katedrale lexohet letra e Papa Françeskut: U impenjua në dialog dhe promovoi bashkëjetesën paqësore…
Home
Sociale

LAMTUMIRA E KRYEPESHKOPIT/ Në katedrale lexohet letra e Papa Françeskut: U impenjua në dialog dhe promovoi bashkëjetesën paqësore…

30 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në ditën e varrimit të kryepiskopit ortodoks Anastas Janullatos, Papa Françesku, në një letër, që u lexua gjatë funeralit nga kreu i delegacionit të Vatikanit, kujton takimin e tij me të ndjerin gjatë vizitës në Shqipëri, nënvizon impenimin e tij për të depërtuar në thellësitë e zemrave të atyre, që i ishin besuar, pa e humbur bashkimin me Kishat e tjera Ortodokse, si edhe kontributin në dialogun e në bashkëjetesën paqësore me Kishat dhe fetë e tjera

Letra e Papës, lexuar gjatë funeralit

Pikërisht sot, Papa Françesku i shkruan mitropolitit të Korçës, Hirësisë së tij Joanit, i cili kryen aktualisht funksionet e nevojshme për të çuar përpara jetën e Kishës Ortodokse Shqiptare, derisa të mblidhet Sinodi i saj, i cili, 40 ditë pas vdekjes së kryepiskopit Anastas, do të zgjedhë kreun e ri. Atij, Sinodit, klerit dhe gjithë besimtarëve ortodoksë, Ati i Shenjtë Françesku u shpreh ngushëllimet për humbjen e kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, duke u siguruar lutjet që Zoti, Ati ynë i mëshirshëm, ta vlerësojë për punën e lodhjen.

“Feja e bashkësisë ortodokse shqiptare – shkruan Papa Françesku, në mesazhin e lexuar gjatë funeralit nga imzot Flavio Pace – sigurisht që u mishërua në jetën e vëllait tonë të dashur, shërbimi baritor i zellshëm i të cilit i ndihmoi njerëzit ta rizbulonin pasurinë dhe bukurinë e saj, pas vitesh ateizmi të imponuar nga shteti dhe pas persekutimit. Për këtë, ruaj kujtime të bukura nga takimi im me Fortlumturinë e Tij, me rastin e udhëtimit tim të parë apostolik jashtë Italisë, si edhe janë të dashura për mua përqafimi vëllazëror dhe fjalët e shkëmbyera me atë rast.

Gjatë gjithë jetës së tij të gjatë dhe shërbesës së tij si prift dhe peshkop – vijon Ati i Shenjtë – ai tregoi gjithmonë një përkushtim të thellë ndaj Ungjillit, duke i shërbyer dhe duke e shpallur Zotin në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, në Greqi, Afrikë dhe Shqipëri. E bëri këtë, duke ndjekur shembullin e Shën Palit apostull, i cili iu përkushtua aq shumë Krishtit sa mundi të thoshte: “Për të gjithë u bëra gjithçka, që, të kushtojë sa të kushtojë, por ta shpëtoj ndonjërin” (1 Kor 9, 22).

Duke marrë përsipër përgjegjësinë e udhëheqjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, deshi të depërtonte në thellësitë e zemrave të atyre, që i ishin besuar, veçanërisht në traditën dhe identitetin e tyre, pa e humbur asnjëherë bashkimin me Kishat e tjera Ortodokse. Njëkohësisht, u impenjua me vullnet të mirë në dialog dhe promovoi bashkëjetesën paqësore me Kishat dhe fetë e tjera.

Kur mbërriti në Shqipëri – thuhet në mesazhin e Atit të Shenjtë – disa priftërinj e pritën me urimin e Pashkëve në greqisht “Christos Anesti!”. Ai u përgjigj shqip, duke shprehur dëshirën e tij të zjarrtë për të jetuar me popullin dhe për të dëshmuar dashurinë e Zotit, e cila mposht çdo errësirë​​ dhe shtypje, mes atyre që kishin vuajtur shumë.

Tani që jeta e tij tokësore arriti në fundin e saj – e mbyll Papa letrën, që mban datën e 27 janarit – lutem që, me mëshirën e Zotit, Atit të Gjithëpushtetshëm, Fortlumturia e Tij ta lëvdojë në amshim Trininë Shenjte, së bashku me të gjithë dëshmitarët e fesë dhe barinjtë, që u kanë shpallur fjalën e shpëtimit popujve, kudo dhe në çdo kohë”./ Vatican News

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CEREMONIA E LAMTUMIRËS/ Mediat greke zbardhin takimin “kokë më kokë” mes Ramës dhe Mitsotakis
Previous article ANTETATI NDAJ DAVELLËS DHE HYSËS NË ATHINË/ Jepet masa ndaj dy të akuzuarve, shqiptarët: Nuk kemi gisht, por…

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT