• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRUMP NGRIU FONDET/ Reagon SPAK: Mbështetemi tërësisht në buxhetin e shtetit, ndihma e SHBA-së vëtëm në trajnime e pajisje teknike
Home
Breaking News

TRUMP NGRIU FONDET/ Reagon SPAK: Mbështetemi tërësisht në buxhetin e shtetit, ndihma e SHBA-së vëtëm në trajnime e pajisje teknike

30 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme reagon lidhur me ngrirjen e fondeve nga administrata amerikane deri në një rishikim të dytë pas 90 ditësh, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Në një reagim zyrtar SPAK sqaron se SPAK si institucion i pavarur mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit ndërsa mbështetja SHBA konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.

“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI. Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve” thuhet në reagimin e SPAK.

Një ditë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi zyrtarisht qeverinë, për të gjitha ministritë e institucionet e tyre në varësi, që preken nga pezullimi për 90 ditë i mbështetjes amerikane, bashkë me Kuvendit, gjykatat në vend, dhe disa agjenci shtetërore.

Pezullimi i financimeve të reja për shumicën e programeve të ndihmës ndërkombëtare, vjen si pjesë e përpjekjeve të presidentit Trump për të përshtatur politikat e ndihmës amerikane me objektivat e tij të politikës së jashtme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ ‘Duhet t’i zgjasim mandatet prokurorëve të SPAK’, Alibeaj: Është kërkesë e 75% e publikut shqiptar
Previous article E RËNDË/ Banesa iu përfshi nga flakët, digjet e gjallë e moshuara në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT