Kryetari i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, Hirësia e tij Episkopi, Prof. Dr. Heinrich Bedform-Strohm u shpreh gjatë homazheve në nder të Kryepeshkopit Anastas se misioni i tij duhet të vazhdojë.
Bedform-Strohm tha se veprat që la pas Anastasi duhet të shërbejnë si burim frymëzimi për të krishterët dhe mbarë botën.
Ai shërbeu jo vetëm si një teolog vizionar, por edhe si udhëheqës pragmatik duke kontribuar thellësisht në misionin e këtij këshilli botëror për t’i sjellë kishat sëbashku. Shkrimet e tij teologjike për çështje mjaft kritike si misioni i Kishës në një botë pluraliste, besimin, dialogun, në kujdesin për mjedisin, teologjia e pajtimit dhe rolin e Kishës për t’u përballur me pabarazitë ekonomike botërore. Këto vepra mbeten një burim frymëzimi që inkurajojnë të krishterët në mbarë botën për të qenë të bashkuar në një botë kaq të ndarë.


