• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET SI ORGANIZATOR I NJË GRUPI KRIMINAL/ SPAK dërgon në gjyq Emiljan Burbën! Regjistronte biznese fiktive, ja skema që përdorte për trafikun e drogës
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZOHET SI ORGANIZATOR I NJË GRUPI KRIMINAL/ SPAK dërgon në gjyq Emiljan Burbën! Regjistronte biznese fiktive, ja skema që përdorte për trafikun e drogës

30 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim Emiljan Burbën, i akuzuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal.

Ndaj tij është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim me formën e grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal”.

Organi i akuzës, informon se hetimet janë kryer lidhur me ngjarjen në pikën e kalimit të Hanit të Hotit (Bozhaj) në hyrje të Malin e Zi, më 17 shtator 2023, ku rreth orës 00:30 u kap një sasi prej 442.084 kg kanabis.

Sasia e drogës u zbulua gjatë kontrollit të një mjeti motorik të tonazhit të rëndë të markës “Renault” dhe rimorkion e markës “Krone”, që drejtohej nga shtetasi Ilirjan Orhan dhe me pasagjer Kristi Orhan.

Ata transportonin paleta për në Republikën e Austrisë dhe brenda tyre ishin fshehur 73 pako të mëdha PVC (Polivinil Kloruri) dhe 112 pako më të vogla, te mbështjella me natriban.

Subjekti tregtar, si edhe kamioni rezultonin të ishin regjistruar në emër të personave fiktive. Ilirjan Orhan dhe Kristi Orhan u arrestuan në flagrancë dhe proceduar penalisht nga autoritetet gjyqësore të Malit të Zi.

Nga hetimet rezultoi se skema e përdorur për trafikimin e narkotikëve bëhej përmes krijimit dhe rregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) të disa subjekteve tregtare fiktive (pa aktivitet tregtar, adresë reale dhe me dokumente të falsifikuara), në emër të të cilëve lëshoheshin faturat e eksportimit të mallrave që ngarkoheshin më pas në mjete transporti, të regjistruar me dokumente të falsifikuara, ku fshihej lënda narkotike, me qëllim trafikimin.

Kjo skemë tregonte një shkallë të lartë organizimi, e sofistikuar dhe tipike për një grup të struktuar kriminal.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar më 27.01.2025 për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë shtetasin Emiljan Burba, i akuzuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të procedimit penal, nr.159 të vitit 2024.

E.B akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim me formën e grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 të Kodit Penal.

Më 29.07.2024, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar aktet dhe ka regjistruar procedimin penal mbi bazën e shpalljes së moskompetencës në hetime nga ana e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm,Shkodër.

Hetimet janë kryer lidhur me ngjarjen në pikën e kalimit të Hanit të Hotit (Bozhaj) në hyrje të Malin e Zi, më 17.09.2023, rreth orës 00:30, kur u bë zbulimi dhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike e llojit kanabis, me peshë totale 442.084 kg. Kjo sasi u zbulua gjatë kontrollit të një mjeti motorik të tonazhit të rëndë të markës “Renault” me targa AB948IX dhe rimorkion e markës “Krone”, me targa AJR363, të drejtuar nga shtetasi Ilirjan Orhan dhe me pasagjer Kristi Orhan. Të dy shtetasit transportonin paleta për në Republikën e Austrisë dhe brenda tyre ishin fshehur 73 pako të mëdha PVC (Polivinil Kloruri) dhe 112 pako më të vogla, te mbështjella me natriban. Subjekti tregtar edhe kamioni rezultonin të ishin rregjistruar në emër të personave fiktive. Të dy shtetasit e mësipërm janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht nga autoritetet gjyqësore të Malit të Zi.

Hetimet treguan se skema e përdorur për trafikimin e narkotikëve bëhej përmes krijimit dhe rregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) të disa subjekteve tregtare fiktive (pa aktivitet tregtar, adresë reale dhe me dokumente të falsifikuara), në emër të të cilëve lëshoheshin faturat e eksportimit të mallrave që ngarkoheshin më pas në mjete transporti, të regjistruar me dokumente të falsifikuara, ku fshihej lënda narkotike, me qëllim trafikimin. Kjo skemë tregonte një shkallë të lartë organizimi, e sofistikuar dhe tipike për një grup të struktuar kriminal.

Për këtë procedim penal janë veçuar hetimet për pjesëmarrësit e tjerë në grupin e strukturuar kriminal, të identifikuar dhe të paidentifikuar, për episodin e përmendur dhe episode të tjerë të trafikimit të lëndëve narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DASHURIA E KRISHTIT..."/ Kreu i Këshillit Botëror të Kishave: Le ta vazhdojmë misionin e Kryepeshkopit Anastas, vepra e tij burim frymëzimi
Previous article KËRKOI TË VUANTE PJESËN E MBETUR TË DËNIMIT NË SHTËPI/ Gjykata e Elbasanit “rrëzon” Safet Gjicin

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT