• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Furnizonin shpërndarësit me drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Furnizonin shpërndarësit me drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

30 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale, me mbështetjen e inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “VORTEX”.

Transportonin sasi të lëndëve narkotike në Vlorë, për t’ua shitur shtetasve të tjerë që i shpërndanin në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen rreth 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro.

Prokuroria e posaçme e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar, pas 4 javësh hetime, operacionin policor të koduar “VORTEX”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit

Viktor Jaupaj, 53 vjeç, dhe Kujtim Metaj, 37 vjeç, të dy banues në Fier

Në fshatin Novoselë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. J. dhe pasagjer shtetasin K. M., në të cilin, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se po transportohej në qytetin e Vlorës, për t’u shitur.
Në vijim të veprimeve, strukturat e DVP Vlorë mbështetur dhe nga shërbimet e DVP Fier, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit V. J., në Fier, ku gjetën dhe sekuestruan 2 kg e 979 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 133 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike në sasi të mëdhaja në Fier, e transportonin atë drejt Vlorës, ku më pas ua shitnin shtetasve të tjerë, të cilët e shpërndanin në doza.

Lënda narkotike, së bashku me 3 peshore elektronike, 3 celularë dhe automjetin që këta shtetas përdornin për transport, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Rrëshqitje gurësh dhe dherash, probleme me qarkullimin në disa rrugë në Kukës
Previous article AKSIDENT AJROR NË SHBA/ Reagon Donald Trump dhe ngre disa pikëpyetje: Situatë e keqe, duhet të ishte parandaluar

s.autor

Postime të ngjashme

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat Aktualitet

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil Aktualitet

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT