• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUISI KTHEHET TË LUAJË/ Shoku i Martin Canit që humbi jetën: Duhet të bëj kontrolle sistematike për 3 vitet e ardhshme
Home
Aktualitet
Kronikë

LUISI KTHEHET TË LUAJË/ Shoku i Martin Canit që humbi jetën: Duhet të bëj kontrolle sistematike për 3 vitet e ardhshme

28 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Më shumë se dy muaj më parë Luis Meçja, një fëmijë 14-vjeçarë që ndjek ëndrrën e futbollit, u bë i njohur fatkeqësisht jo për aftësitë dhe sukseset e tij në këtë sport, që nuk mungojnë, por për një ndër ngjarjet më të rënda të vitit të shkuar, për një përleshje me bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, ku shoku i tij Martin Cani humbi jetën dhe ai vetë e rrezikoi shumë atë, por fatmirësisht duke ja hedhur.

Këto ditë të fundit të janarit ai u rikthye pranë gjirit të ekipit, pas një kalvari të gjatë problemesh nga spitalet shqiptare deri tek ato në Itali.

Në një intervistë për gazetarin Endi Tufa, Luisi u shpreh se “Me shëndet mirë jam. Ndihem mirë që jam kthyer në stërvitje, kam shumë dëshirë të ingranohem për të gjetur formën që kisha, por ndihem shumë i lodhur, nuk kam oreks, nuk haj dot bukë. Jam shumë i lodhur”.

Pas ekzaminimeve dhe ndihmës së parë të marrë në spitalin e Traumës, Luisi u nis drejt Italisë për një kontroll të dytë sigurues.

“Shkuam në Itali për vizita, doktorët më thanë që ishte prekur brinja dhe nuk më lejohet të përplasem, por do të më duhet të shkoj vazhdimisht një herë një muaj, apo një muaj e gjysmë, për tre vite për vizita atje”, thotë ai për Top Channel.

Po si e gjeti skuadrën dhe shokët e tjerë të ekipit Luisi pas një periudhe të rëndë fizike dhe psikologjike.

“Çunat janë të mërzitur, sepse nuk kemi një lojtarë, një vëlla tonin, Martinin. Nuk është simë parë, kemi patur shumë harmoni mes nesh, ishim të gëzuar, por tani sikur ka ndryshuar shumë cdo gjë. Ai ka qenë humori i ekipit”, shtoi më tej adoleshenti.

Duket se për Luisin dita sot është bosh, pa Martinin!

“Dilnim xhiro, vinim në stërvitje, në lagje, gjatë gjithë kohës me atë rrija. tek e fundit kishim shumë kohë që ishim shok.”, shtoi ai

Megjithatë dëshira e tij dhe ëndrra për t’u bërë futbollist i ka dhënë një shtysë për të tejkaluar dhimbjen, atë të mungesës së shokut të tij më të ngushtë dhe të rikuperimit të plotë fizik.

“Dua shumë që të shkoj në formën time që isha, por nga dëmtimet, plaga, është shumë e vështirë, do të bëj të pamundurën”, tha Luisi.

Tani e keni një detyrim më tepër për ta fituar kampionatin?

“Po, sepse tani unë luaj për dy jo vetëm për veten”, përfundoi ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHKELËN NGA TURMA/ 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga festivali hindu në Indi
Previous article "RUSIA ËSHTË E HAPUR PËR BISEDIME"/ Putin: Jam gati për negociata, por jo me Zelensky

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme Aktualitet

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz Aktualitet

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT