• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TIRANA TRAINIG CENTER”/ Rama: Një nga programet më transformuese për industrinë kreative
Home
Politikë

“TIRANA TRAINIG CENTER”/ Rama: Një nga programet më transformuese për industrinë kreative

28 January, 2025 s.autor Politikë

“Tirana Training Center”, një qendër për inovative për industrinë kreative në Shqipëri, u prezantua këtë të martë (28 janar) nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Novacionit, Blendi Gonxhe.

Kjo qendër është vendosur pranë ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, ndërsa gjatë prezantimit, kryeministri Rama e cilësoi si një nga programet më transformuese për industrinë kreative në Shqipëri.

“Moment i veçantë pasi rikthehemi këtu në këtë hapësirë pas një punë të mundimshme për restaurimin e saj për të hapur një program inkurajues dh e frymëzues, duke krijuar mundësi të reja për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë kreative. Shqipëria sot ka kaluar në një fazë ku, ndryshe nga disa vite më parë kur shprehja më e natyrshme e realitetit ishte se këtu nuk bëhet asgjë, në shprehjen çdo gjë këtu është e mundur. Dhe sot në Shqipëri çdo gjë është e mundur. Para disa ditësh patëm një diskutim me një sërë protagonistësh të kësaj hapësire që përfaqësojnë në nivele të ndryshme, por deri në nivelet më të larta industrinë kreative të SHBA dhe besoj që është një motiv për t’u mbushur me më shumë besim dhe për të pasur bindjen se të gjitha gjërat që po ndodhin janë pjesë e një zinxhiri që tanimë është futur në një ritëm tërësisht tjetër të vetë zhvillimit”, tha kryeministri.

Kjo qendër do të ofrojë trajnime profesionale për deri në 400 studentë njëkohësisht, në fusha si aktrimi, regjia, animacioni, prodhimi, shkrimi dhe më shumë. Po ashtu do të shërbejë edhe si një urë lidhëse mes industrisë krijuese dhe tregut ndërkombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "2 MIJË EURO TË FSHIJMË FOTOT INTIME NË TIKTOK"/ Shantazhonin një grua, 2 të arrestuar në Gjirokastër
Previous article ME QESE TË MBUSHURA ME RROBA/ Zbresin nga anija italiane 49 emigrantët, pritet të akomodohen në kampin e Gjadrit

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT