Teksa po kurohet në një spital psikiatrik në New York, në Instagram është hapur faqja zyrtare e këngëtares Parashqevi Simaku. Faqen e emërtuar “Parashqevi Simaku Nolfe” e ka postuar biznesmeni Elton Ilirjani i cili siç duket është personi që e menaxhon.
Vetëm në pak orë janë mbledhur mbi 10.000 ndjekës dhe mijra shikime e pëlqime në kontentin e postur disa prej të cilave janë edhe foto të rralla të artistes.






