Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Yzberisht të Tiranës. Një i ri ka qëlluar një tjetër.
Iplagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, autori është shpallur në kërkim nga policia.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


