Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”, në kuadër të goditjes së paligjshme në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.
Vihet në pranga një 37 vjeçar dhe babai i tij pasi tentoi të fshehë lëndën narkotike dhe armën e zjarrit.
Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi të dyshuar lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, me peshë totale rreth 36 gramë.
Ndërsa babai i 37-vjeçarit, shtetasi B. Z., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të hedh lëndën narkotike në lavaman dhe të hedhë nga ballkoni armën e zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


