• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOMENT I RËNDËSISHËM/ Ministrat e Jashtëm të Kinës dhe të ShBA-së zhvillojnë bisedime telefonike
Home
Nderkombetare

MOMENT I RËNDËSISHËM/ Ministrat e Jashtëm të Kinës dhe të ShBA-së zhvillojnë bisedime telefonike

25 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe njëherësh Ministër i Jashtëm, zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio.

Wang Yi tha se të premten e kaluar Presidenti Xi Jinping zhvilloi një telefonatë të rëndësishme me Presidentin Donald Trump, duke arritur një sërë konsensusesh. Zhvillimi i marrëdhënieve kino-amerikane ndodhet në një moment të ri dhe të rëndësishëm, tha ai.

Presidenti Xi Jinping dha një përshkrim gjithëpërfshirës të politikës së Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Presidenti Trump u përgjigj pozitivisht, duke thënë se mezi priste të mbante marrëdhënie të mira me Presidentin Xi Jinping dhe duke theksuar se bashkëpunimi ShBA-Kinë mund të zgjidhë shumë probleme në botë.

Wang Yi tha se krerët e dy shteteve kanë përcaktuar kursin dhe kanë vendosur tonin për marrëdhëniet Kinë-ShBA.

Ekipet e të dy palëve duhet të zbatojnë konsensusin e rëndësishëm të arritur nga krerët e shteteve, të ruajnë komunikimin, të menaxhojnë dallimet, të zgjerojnë bashkëpunimin në bazë të parimeve të respektit reciprok, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me fitime të përbashkëta. Të nxisin zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të vazhdueshme dhe të gjejnë rrugën e duhur për të shkuar mirë midis dy vendeve në epokën e re.

Wang Yi tha se udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës është zgjedhja e popullit kinez. Zhvillimi i Kinës, me një logjikë të qartë historike dhe një forcë shtytëse të madhe të brendshme, ka për qëllim që populli të jetojë një jetë më të mirë dhe të japë kontribut më të madh për botën.

Kina nuk ka ndërmend të kapërcejë apo zëvendësojë askënd, por duhet të mbrojë të drejtat e saj të ligjshme për zhvillim, shtoi ai.

Wang Yi shtjelloi qëndrimin parimor të Kinës mbi çështjen e Tajvanit dhe i kërkoi palës amerikane që ta trajtonte atë me maturi. Wang theksoi se Tajvani ka qenë pjesë e territorit të Kinës që nga kohët e lashta, dhe “ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që Tajvani të ndahet nga Kina,” theksoi kreu i diplomacisë kineze.

Në tre Komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar solemnisht për të ndjekur politikën e “një Kine” dhe nuk mund të thyejnë premtimet e tyre.

Nga ana e tij, Rubio tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dy vende të mëdha. Marrëdhëniet ShBA-Kinë janë lidhjet dypalëshe më tl rëndësishme në shekullin e 21-të, që do të vendosin të ardhmen e botës.

ShBA-ja është gati të komunikojë me Kinën në mënyrë të sinqertë, të trajtojë si duhet dallimet, të menaxhojë marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë të pjekur dhe të matur, të trajtojë bashkërisht sfidat globale dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin në botë.

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin “pavarësinë e Tajvanit” dhe shpresojnë se çështja e Tajvanit do të zgjidhet në një mënyrë paqësore dhe të pranueshme për të dyja anët e ngushticës së Tajvanit.

Wang Yi tha se vendet e mëdha duhet të veprojnë në mënyrë të duhur në përputhje me statusin e tyre, të mbajnë përgjegjësitë përkatëse ndërkombëtare, të mbrojnë paqen botërore dhe të ndihmojnë të gjitha vendet të arrijnë zhvillimin e përbashkët.

Ai shprehu shpresën se Rubio do të marrë vendimin e drejtë dhe të luajë një rol konstruktiv në të ardhmen e popujve kinezë dhe amerikanë, si edhe për paqen dhe stabilitetin botëror.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Përfshihet nga flakët garazhi i një pallati në Komunën e Parisit
Previous article VRAU GRUAN RUMUNE ME ÇEKIÇ/ Apeli “vulos” dënimin, ja sa vite burg do vuajë Avni Meçja

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur Botë

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT