• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E LULZIM VISHËS/ Autorët lëviznin me “Porsche”, në vendngjarje gjenden 12 gëzhoja
Home
Breaking News

VRASJA E LULZIM VISHËS/ Autorët lëviznin me “Porsche”, në vendngjarje gjenden 12 gëzhoja

24 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lulzim Visha mësohet se është ekzekutuar pranë banesës së tij në rrugën “Shën Stefani”, Zall Mner.

Raportohet se policia është vënë në kërkim të një automjeti tip “Porsche” ngjyrë gri, pasi dyshohet se u përdor nga autorët e krimit. Nuk dihet ende nëse viktima është ekzekutuar gjatë mbrëmjes apo mëngjesin e sotëm.

Trupi i tij i pajetë u gjet brenda makinës rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm nga një banor i zonës, i cili lajmëroi policinë. Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzhoja, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat në zonë, pasi mund të kenë regjistruar momentin e krimit.

“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, informuan blutë e Tiranës.

Hasmëria është pista kryesore e ekzekutimit të 48-vjeçarit, pasi ai është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi. Krimi ndodhi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Në 29 qershor 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 12 vite burg, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGATITET KRIJIMI I BANKËS SHQIPTARE TË ZHVILLIMIT/ Rama: Projekti në bashkëpunim me Italinë, 250 mln euro për bujqësinë
Previous article U GJET I VRARË BRENDA MAKINËS SË TIJ/ Viktima, vëllai i Besnik Vishës, në ’97-ën vrau me armë zjarri Refik Domin

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT