• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORUMI I DAVOSIT/ Rama: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! BE na trajton keq
Home
Nderkombetare

FORUMI I DAVOSIT/ Rama: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! BE na trajton keq

23 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një video-mesazhi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bëri thirrje që vendet anëtare të NATO-s të rrisin kontributin në mbrojtje, duke kërkuar që ato të paguajnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

“Sot disa vende nuk paguajnë as 2% të PBB-së. Është koha që të gjithë të kontribuojnë në nivelin e duhur për të mbështetur Aleancën,” deklaroi Trump.

Trump njoftoi gjithashtu se do të kërkojë nga Arabia Saudite dhe organizata OPEC që të ulin çmimet e naftës. Ai theksoi se, “Nëse çmimet e naftës bien, lufta në Ukrainë do të përfundojë menjëherë.”

Presidenti amerikan shprehu shqetësimin e tij për numrin e lartë të viktimave në Ukrainë, duke e krahasuar situatën me Luftën e Dytë Botërore.

Republikani konfirmoi se ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të ndaluar atë që ai e quajti “pushtim” në kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën. Ai njoftoi se ushtria është dislokuar për të siguruar kufijtë dhe për të parandaluar hyrjen e paligjshme në territorin amerikan.

Trump paralajmëroi ulje historike të taksave për bizneset dhe qytetarët amerikanë.

“Do të bëjmë uljen më të madhe të taksave në historinë e Shteteve të Bashkuara,” tha ai.

Ai gjithashtu inkurajoi bizneset ndërkombëtare që të prodhojnë në SHBA, duke ofruar taksa më të ulëta.

“Nëse nuk vini të prodhoni këtu, do të paguani tarifa doganore të larta që do të sjellin miliarda dollarë në ekonominë tonë,” shtoi ai.

Trump kritikoi Green Deal-in, duke e quajtur “Green Bluff”. Ai tha: “Do t’u lejojmë njerëzve të blejnë makinat që dëshirojnë.” Ai gjithashtu bëri thirrje për ulje globale të normave të interesit, duke theksuar se ato duhet të bien në të gjithë botën.

Presidenti Trump vuri në shënjestër Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave për vendet e BE-së. “Europa do të duhet të paguajë tarifa, dhe këto të ardhura do të përdoren për të ulur borxhin publik të SHBA-së,” deklaroi ai.

Deklaratat e Trump në Forumin e Davos reflektojnë qëndrimin e tij të vendosur për të mbrojtur interesat e SHBA-së, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë gjeopolitik, ndërkohë që kritikat ndaj aleatëve dhe kundërshtarëve vazhdojnë të jenë një pjesë kyçe e politikës së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Kryeministri Rama në Davos, takohet me Aleks Soros: Shqipëria e para nga të gjitha
Previous article TRAFIKU I KOKAINËS NGA AMERIKA E JUGUT NË EUROPË/ Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT