• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
Home
Politikë

VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ

22 January, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qeveria ka alokuar një fond shtesë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme, 22 janar, që KQZ t’i japë shtesë 2.5 mld euro.

Ky fond, sipas vendimit të qeverisë, do të shkojë për shpenzimet e KQZ për organizmin e zgjedhjeve. 2.5 mld eurot do përballohen nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme, miratuar për vitin 2025. Në vendim thuhet se 2.4 miliardë do të përdoren për “shpenzime korente” dhe 40 milionë “Shpenzime kapitale”.

Qeveria pritet të akordojë edhe një tjetër fond për votën e diasporës, për të cilën shteti do të paguajë koston totale, edhe të dërgimit, por edhe marrjes së zarfit me fletën e votimit. Për të bërë të mundur këtë, PD e PS janë dakordësuar dhe tashmë pritet vetëm votimi në Kuvend i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2025, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR KUVEND TË DATËS 11 MAJ 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikёs 3, tё nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, i shtohet fondi prej 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025, i cili detajohet, si më poshtë vijon:

– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

2. Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme, miratuar për vitin 2025.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI SHKRUMBON BANESËN NË LUSHNJE/ Çfarë ndodhi me familjen? Shkak dyshohet...
Previous article URDHRI I TRUMP/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve drejt SHBA-ve

s.autor

Postime të ngjashme

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT