Seanca për dhënien e vendimit për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të deputetit demokrat, Asllan Dogjani, është shtyrë dhe do të zhvillohet më 23 janar në orën 10: 00.
Asllan Dogjani akuzohet nga SPAK për veprën penale deklarim i rremë i pasurisë.
SPAK dërgoi më 3 dhjetor për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani.
Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.


