• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHPIJA ËSHTË THY NË LONDËR…”/ Shqiptarët kërkojnë ‘rivalët’ në TikTok, ofrojnë edhe shpërblim
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHPIJA ËSHTË THY NË LONDËR…”/ Shqiptarët kërkojnë ‘rivalët’ në TikTok, ofrojnë edhe shpërblim

22 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

“London Thieves”, rikthehet në vëmendjen e mediave britanike. Që ta sjellim në kujtesë për ju që mbase e keni harruar…Bëhet fjalë për një llogari në TikTok ku shqiptarët që merren me veprimtari të paligjshme në Britaninë e Madhe, bëjnë postime kërcënuese. Këto të fundit, për bashkëkombas ose persona të tjerë që “u bastisin shtëpitë e barit” në Angli.

Siç duket, kjo platformë sociale po shfrytëzohet nga shqiptarët që merren me kultivim kanabisi, për identifikimin e “armiqve”. Këta të fundit janë anëtarë të “grupeve rivale” që synojnë ta marrin “barin krejtësisht të gatshëm”.

Në videon e postuar së fundmi në TikTok, shfaqen filmimet e kapura nga një kamera në derë të shtëpisë, në pjesën veriperëndimore të Londrës. Aty duken një grup personash të maskuar me kapuçë që futen dhe vjedhin kanabisin.

“Kush i njeh këto persona, shkruani në privat. Shpërblim! 10 mijë paund”, shkruhet krahas pamjeve. Ngjan si një thirrje për ndihmë krejt e zakonshme, por që s’është aspak e tillë. Madje ndeshesh edhe me komente të tipit “Hakmarrja i pret sa të vijnë në Shqipëri”, “Po i gjetët prituni duart dhe këmbët!”.

Ky fenomen mes grupeve rivale ka sjellë një sërë incidentesh në Angli. Më i fundit ishte ai në Maj 2022 në Bristol, ku pati një përleshje fatale. Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, u dënuan me burg përjetë për vrasjen me thikë të Aranit Lleshit, 32 vjeç. Shkak u bë një sasi kanabisi me vlerë 95 mijë paund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK MBYLL HETIMET/ Sekuestron pasuritë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja
Previous article MOTI PËR SOT/ Vranësira mesatare dhe reshje shiu, temperaturat të paqëndrueshme

s.autor

Postime të ngjashme

U DHUNUA ME LEVË NË LOKALIN E TIJ/ Zbardhen detaje nga sulmi ndaj ish-kreut të Zjarrfikëses Mallakastër! Autorët, të maskuar Aktualitet

U DHUNUA ME LEVË NË LOKALIN E TIJ/ Zbardhen detaje nga sulmi ndaj ish-kreut të Zjarrfikëses Mallakastër! Autorët, të maskuar

"KUR ZGJOHET RINIA, BIE QEVERIA"/ Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

"KUR ZGJOHET RINIA, BIE QEVERIA"/ Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

"KUJDES, JANË VIRUSE"/ Mashtrim në Facebook, video me IA me figurën e mjekut Flamur Topi, AMA paralajmëron: Synojnë t’u marrin të dhënat bankare Aktualitet

"KUJDES, JANË VIRUSE"/ Mashtrim në Facebook, video me IA me figurën e mjekut Flamur Topi, AMA paralajmëron: Synojnë t’u marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT