• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “METAMORFOZA”/ Në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e të tjerë, Behar Bajri kërkon largimin e gazetarëve: Më kanë paragjykuar
Home
Breaking News

DOSJA “METAMORFOZA”/ Në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e të tjerë, Behar Bajri kërkon largimin e gazetarëve: Më kanë paragjykuar

21 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nis në GJKKO gjyqi për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të marrë të pandehur në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Në gjyq kanë qenë të pranishëm Behar Bajri, shoferi i Gjokes, Edmond Preka dhe Astmer Bilali, ish-zyrtarin e policisë Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri, ish-shefin e Operacionales dhe ish-prokurori Xhevahir Lita.

Gjatë seancës Behar Bajri ka kërkuar largimin e gazetarëve nga salla por GJKKO ka refuzuar kërkesën e tij.

S’i dua gazetarët në seancë se më kanë paragjykuar, tha ai.

Për shkak se munguan 2 avokatë dhe 2 të pandehur trupa gjykuese e përbërë nga Flora Hajredinaj, Irena Gjoka dhe Etleva Deda, shtyjnë seancën në datë 30 janar ora 14.00.

Ndërkohë SPAK kërkoi pezullimin e afatit të paraburgimit për 7 të pandehurit dhe GJKKO e miratoi.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohet për akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka bashkëpunuar për vrasjen e Gjin Ndojit me Behar Brajoviq, (Bajri), dhe Edmond Prekën të cilët po ashtu akuzohen për vrasje. Behar Bajri, akuzohet po ashtu edhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Për të siguruar kushtet për vrasjen e Kleant Musabelliut akuzohet edhe Edmond Preka, ish-shoferi i Gjokës, ndërsa Astmer Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë ish zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, akuzohet për sigurim i kushteve për vrasje të Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. Ish Shefi i Operacionales Oltion Bistri akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Ndërkaq ish-prokurori Xhevahir Lita akuzohet për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë. Për personat që ende ndodhen në kërkim mes tyre edhe Ervis Martinaj, SPAK ka veçuar hetimin. Dhjetra operacione janë bërë për gjetjen e Martinaj, por deri tani nuk kanë arritur në asnjë konkluzion zyrtar në lidhje me fatin e tij. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022.

Zbulimi i grupit kriminal u zbardh nga zbërthimi i mesazheve përmes aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC. Zbërthimi i aplikacioneve zbuloi vrasjen e Gjon Boriçit, planin e vrasjes së ish policit të burgjeve Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Gjithashtu Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin me porosi të biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THELLOHET TRAGJEDIA NË TURQI/ 66 të vdekur nga zjarri në resortin e skive
Previous article PAMJET/ Trump shpalli gjendjen e emergjencës, dëshpërimi i emigrantëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë

s.autor

Postime të ngjashme

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare Aktualitet

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj Aktualitet

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT